Lidhje

Zjarret në Kaliforni shkatërrojnë 11 shtëpi


Dy zjarre në Kaliforni kanë shkatërruar 11 shtëpi dhe kanë djegur mijëra hektarë tokë që nga e premtja.

Në lindje të kryeqytetit të shtetit, Sakramento, qindra shtëpi përgjatë vargmalit të Sierra Nevadës u evakuuan, pasi flakët përfshinë dhe dogjën 10 banesa dhe 7 ndërtesa të tjera.

Zjarri, për të cilin zyrtarët thanë se mund të ketë filluar nga një makinë që kishte kaluar mbi një zonë me bimësi të tharë, është arritur të vihet në kontroll vetëm në masën 35 për qind, ndërsa zjarrfikësit përballen me elementët që favorizojnë zjarret, siç janë thatësira, erërat e fuqishme dhe temperaturat e larta.

Një tjetër zjarr në perëndim të Parkut Kombëtar të Yosemiteve u katërfishua, duke djegur 859 hektarë. Rreth 100 shtëpi në komunitetin e Forestës u detyruan të evakuoheshin. Një prej shtëpive u shkatërrua tërësisht nga flakët. Parku vazhdon të qëndrojë i hapur.

Zyrtarët federalë për zjarret po përpiqen për të vënë në kontroll 19 zjarre në 6 shtete perëndimore, ndërsa ekipet shtetërore dhe lokale po luftojnë me rreth 12 zjarre të tjera në mbarë rajonin.

XS
SM
MD
LG