E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Evropë

Cameron në Davos kundër një bashkimi politik evropian

Kryeministri britanik ka shkaktuar tronditje me propozimin që britanikët të votojnë me referendum nëse duhet të largohen nga BE

x
Madhësia e gërmave - +

Kryeministri britanik, David Cameron tha se do të ishte një "gabim i madh" të detyrosh vendet e veçanta evropiane të bashkohen në një njësi të vetme. Duke folur sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, zoti Cameron tha se ai nuk dëshiron të ketë të bëjë fare me një "vend të quajtur Evropë." Ndërkohë, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri thirrje për një bashkim më të fuqishëm ekonomik dhe monetar.

Kryeministri Cameron tronditi peisazhin politik të Evropës këtë javë duke propozuar që britanikët të votojnë me referendum nëse do të largohen nga Bashkimi Evropian prej 27-vendesh.

Ai tha sot në Davos se nuk mendon që Evropa duhet të synojë të arrijë një bashkim politik, i cili do ta bënte atë t'i ngjante një vendi të vetëm.

"Mendoj se vendet e Evropës kanë historitë, traditat, institucionet e tyre, duan sovranitetin e tyre. Të përpiqesh t'i fusësh me zor këto vende në një bashkim politik të centralizuar do të ishte një gabim i madh për Evropën dhe Britania nuk do të bëhej pjesë e kësaj. Por nëse e keni fjalën që në Evropë ne duhet të kemi vullnet më të madh politik për të punuar së bashku, atëhere po, unë jam plotësisht dakord," tha kryeministri britanik.

Udhëheqës të tjerë evropianë e akuzojnë zotin Cameron se po e vë në rrezik të ardhmen e bllokut për shkak të nevojave të politikës së tij të brendshme.

Disa delegatë në Davos kanë shprehur shqetësimin se mungesa e unitetit në mesin e udhëheqësve të Bashkimit Evropian mund të pengojë përpjekjet për të rigjallëruar rritjen ekonomike.

Pak orë pas fjalimit të zotit Cameron, Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje në Davos për forcimin e reformave në Bashkimin Evropian.  Ajo tha se Bashkimi Evropian duhet të përfitojë plotësisht nga kriza e tanishme e borxhit për të modernizuar dhe rritur fuqinë konkurruese.

"Ne kemi rënë të gjithë dakord në Bashkimin Evropian se synojmë të vazhdojmë ta zhvillojmë bashkimin ekonomik dhe monetar për ta kthyer në një bashkim të qëndrueshmërisë në Evropë. Këtu nuk është fjala për një operacion afatshkurtër emergjence por për një rrugë të gjatë", tha zonja Merkel.

Iaian Begg, ekspert për Evropën në Shkollën Ekonomike të Londrës, thotë se ndryshimet që kërkon zoti Cameron janë të vogla, por ai shton se probleme të tilla, nëse zmadhohen tej mase, rrezikojnë vendin e Britanisë në një pakt ekonomik dhe tregtar për të cilin ajo ka nevojë.

"Mendoj se kjo do ta dëmtonte Britaninë, sepse të jesh brenda ombrellës së madhe në këtë botë globale gjithnjë e më armiqësore, është mirë se sa të jesh vetëm."

Shumë politikanë evropianë, veçanërisht ata të Eurozonës, mendojnë se forcimi i lidhjeve politike është i nevojshëm. Disa madje mendojnë se synimi i Evropës duhet të jetë krijimi i një bashkimi politik i ngjashëm me Shtetet e Bashkuara.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: D
26.01.2013 16:09
Zoti Cameron ka te drejten e tij te qendroje apo jo ne Europe gjithsesi modeli multikultural i britanikeve ishte i vjeteruar dhe pothuajse i pamundur te aplikohet nese duam te krijojme nje njesi unike te fuqishme ekonomike te quajtur Europe. Nese nuk ka bashkim politik dhe integrim ne nje kulture nuk mund te kete Europe. Amerika egziston sepse eshte nje "melting pot" ku te gjithe etnite kanje nje emerues te perbashket. Pra nese supozojme se Europa do te behet do duhet qe serbet, kroatet, shqiptaret te integrohen ne nje kulture e te kene te njejten politike. A ka mundesi te arrihet kjo? Nuk e besoj se do arrihet te pakten per disa dekada derisa teknologjia te dominoje boten totalisht.


nga: Anonim
24.01.2013 19:53
Bashkimi Evropian ku jane 27 shtete eshte nje orkester me 27 vegla muzikore por eshte pa dirigjent politik dhe ekonomik.Evropa gjate historise ka qene nje hap perpara zhvillimeve politike dhe ekonomike tani eshte ne regres te plote ekonomik.Anglia me tradite brilante ne politike i ka prire epokave historike dhe me te drejte Kryeministri Camerun kerkon qe aspektin politik ta beje si shtet me vehte ndersa BE jep vullnet politik per zhvillimin ekonomik..por qe te ekzistoje BE duhet qeverisja e USA dhe drejtimin ta kene Anglia,Gjermania.Franca,Italia,Austria dhe Hollanda shtetet e tjera poste te nivelit te dyte,,

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive