Lidhje

Mbështetje për Irakun në luftën ndaj ISIS


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter tha sot se zyrtarët e mbrojtjes po shqyrtojnë mënyra të ndryshme për të shtuar mbështetjen ndaj forcave pro-qeveritare në Irak, që luftojnë kundër grupit Shteti Islamik.

Duke folur me gazetarët që po e shoqërojnë në udhëtimin e tij në Azi, zoti Carter tha se ngjarjet e kohëve të fundit në Irak, ku militantët morën kontrollin e kryeqytetit rajonal të Anbarit, kanë shtruar nevojën e një partneri të aftë në rajon. SHBA kanë kryer sulme ajrore në Irak që nga muaji gusht, por deri tani ato e kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave tokësore.

Pas rënies së Ramadit zoti Carter ngriti dyshime mbi “vullnetin” e forcave irakiane për të luftuar.

Sekretari i Mbrotjes tha sot se përshpjetimi i stërvitjes dhe dërgimi i pajisjeve ushtarake do të ketë ndikim tek forcat irakiane, tek besimi në aftësitë i tyre për të luftuar. Ai tha se po ashtu se duhen bërë përpjekje për përgatitjen e luftëtarëve suni që edhe ata t’i bashkohen luftimeve.

XS
SM
MD
LG