Lidhje

Rajoni i Katalonjës me president të ri


Ligjvënësit në rajonin e Katalonjës, që kërkon pavarësinë nga Spanja, i kanë dhënë fund bllokimit politik disa mujor, me zgjedhjen e udhëheqësit të ri seperatist, i cili premtoi shkëputjen brenda 18 muajsh. Carles Puigdemont u zgjodh pas votimit që përtfudnoi të djelën vonë në mbrëmje, një ditë pasi pararardhësi i tij, Artus Mas, u tërhoq nga gara.

Rajoni i Katalonjës, i njohur për zhvillimin industrial dhe me një popullsi të madhe, gjendet në verilindje të Spanjës dhe është një nga pjesët më të pasura të vendit. Ideja e shkëputjes nga Spanja është përhapur gjatë viteve të fundit ndërsa recesioni ekonomik u përhap në Evropë duke penguar ekonominë e këtij rajoni. Carles Pugdemont është presidenti i ri i Katalonjës.

“Mbështetësit e pavarësisë janë të shumtë, shumë më tepër se para 20 vjetësh. Në këtë fazë, duhet të fitojmë legjitimitet demokratik, por ne kemi nevojë dhe bëj thirrje për mbështetje.”

Anketat e vitit 2014 tregonin se 80 përqind, e rajonit me popullsi 7.5 milion banorë, kërkonin më shumë autonomi nga qeveria e Madridit. Rreth 50 për qins e të anketuarve mbështesnin pavarësi të plotë.

Pak pas votimit të së dielës, kryeministri Mariano Rajoy përsëriti premtimin e mëparshëm se do ta bllokojë shkëputjen. Gjykata e Lartë e Spanjës e kishte cilësuar shkëputjen si jokushtetuese.

Qeveria Spanjës ka bllokuar një serë nismash të mëparshme për pavarësinë e Katalonjës, ndërsa Brukseli ka paralajmëruar se ndarja mund të rezultojë në përjashtimin e vendit të ri nga Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG