E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Evropë

E majta fiton raundin e parë të zgjedhjeve në Çeki

x
Madhësia e gërmave - +
Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve tregojnë se kryeministri i majtë i Republikës Çeke, Milos Zeman ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve të drejtpërdrejta presidenciale që nga ndarja e Çekosllovakisë në vitin 1993. Megjithatë, zoti Zeman, ndesh në konkurencë të fortë në raundin e dytë për të zëvendësuar presidentin euro skeptik, Vaclav Klaus.  Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Stefan Bos, na informon nga Budapesti.
 
Komisioni çek i zgjedhjeve tha se zoti Zeman kishte marrë rreth një të katërtën e votave në raundin e parë në zgjedhjet historike presidenciale të vendit.
 
Kjo ishte hera e parë që një president çek zgjidhej me vota popullore që nga ndarja e Çekosllovakisë  në Sllovaki dhe Republikën Çeke në vitin 1993. Në të kaluarën, presidenti zgjidhej nga parlamenti i vendit.
 
Me t’u bërë të qarta rezultatet e raundit të parë, 68-vjeçari Zeman falenderoi mbështetësit e tij.
  
Zoti Zeman tha se donte të falenderonte votuesit dhe ekipin e tij. “Pa ata”, tha ai, “nuk do të kishte qënë në gjendje të arrinte deri këtu”.
 
Ish kryeministri mund të presë një sfidë të madhe nga ministri i Jashtëm pro evropian, 75-vjeçari Karl Schwarzenberg, i cili doli i dyti me 23 përqind të votave.
 
Ata do të përballen në raundin e dytë të votimeve që do të mbahet më 25 dhe 26 janar.
 
Rezultatet janë më të dobëta për ish kryeministrin Jan Fisher. Biri i një të mbijetuari të Holokaustit donte të bëhej presidenti i parë hebre i zgjedhur drejtpërdrejt në Evropë.  
 
Një tjetër kandidat, kompozitori i operës, piktori dhe profesori i arteve skenike, Vladimir Franz, nuk arriti të marrë pjesë në raundin e dytë.
 
Kryeministri Peter Nekas shprehu zhgënjim sepse një tjetër kandidat presidencial i i partisë së tij udhëheqëse Qytetare Demokrate nuk mori shumë vota.
 
Kryeministri është kritikuar për mbështetjen e amnestisë së Vitit të Ri që Presidenti Vaclav Klaus u dha rreth 7 mijë të burgosurve.
  
"Çështja e amnestisë e dëmtoi fushatën”, tha zoti Nekas, duke shtuar se “rezultatet janë zhgënjyese”. Por kryeministri nuk e pranon se ka dëmtuar interesat e Republikës Çeke. “Në bazë të ligjit dhe traditës së vendit”, tha zoti Nekas, ai kishte mbështetur vendimin e presidentit për të liruar të burgosurit.
 
Personi që do të jetë presidenti i ri i Republikës Çeke, do të vendosë lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropain pasi të zëvendësojë zotin Klaus në muajin mars.
 
Megjithëse me një rol kryesisht ceremonial, presidenti ushtron ndikimin e tij politik në një kohë kur Republika Çeke përpiqet të kapërcejë rënin ekonomike dhe një nivel papunësie prej më shumë se nëntë përqind.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive