Lidhje

SHBA, shërbesë kishtare në përkujtim të 9 të vrarëve


Në kishën e Charleston-it, Emanuel, të Karolinës së Jugut sot u mbajt shërbesa e parë që nga ngjarja e tragjike e javës së kaluar, kur një 21 vjeçar i bardhë vrau 9 afrikano-amerikanë gjatë një kursi për studimin e Biblës në këtë kishë historike.

Njerëzit qëndruan në radhë për të hyrë në kishë dhe persona të shumtë të mbledhur jashtë duartrokitën kur filluan ceremonitë.

Brenda kishës, kishte njerëz të ardhur nga i gjithë vendi, deri nga Kalifornia, dhe atmosfera ishte solemne. Pjesëmarrësit përqafonin njëri-tjetrin duke ofruar mbështetje.

Masakra në kishën e Charleston-it tronditi gjithë vendin dhe kudo janë mbajtur ceremoni në përkujtim të viktimave.

XS
SM
MD
LG