E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Bota

Tregtia e së drejtës për emetim karboni në Kinë

x
Madhësia e gërmave - +
Zhvillimi ekonomik i Kinës është shoqëruar me shtimin e konsumit të energjisë dhe me bashkë me të edhe me  ndotjen e mjedisit. Për të zbutur këtë situatë, autoritetet në disa qytete të mëdha janë duke eksperimentuar me të ashtuquajturën tregëti të karbonit. Kjo praktikë lejon ndotësit e ajrit të blejnë apo shesin leje zyrtare për sasitë e emetimit të karbonit të dëmshëm, duke krijuar stimuj të fortë për të ulur çlirimin në atmosferë të gazeve që shkaktojnë të ashtuquajturin efekti serë në tokë.
 
Ajri i ndotur në Pekin kalon çdo kufi, duke kufizuar shikimin dhe rrezikuar shëndetin. Ky ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm vitet e fundit, por nivelet rekord të ajrit të ndotur në muajin janar shkaktuan reagime të popullatës.
Emetimet nga impiantet e prodhimit të energjisë elektrike me qymyr dhe nga fabrikat shumë aktive janë pjesa e problemit që zyrtarët shpresojnë të përmirësojnë me anë të platformave të tregtimit të të drejtave të emetimit të karbonit.

Pas disa muajsh pritet që shtatë qytete të nisin këtë praktikë, duke përfshirë Tianjinin. David Tang është sekretar i bordit të tregut të karbonit në Tianjin.

"Qeveria ka vendosur të fillojë me programe eksperimentuese sepse tregtia e karbonit është diçka e re në Kinë. Pra, ne duam të nisim një numër të caktuar programesh për të parë ecurinë e tregut. Dhe, në bazë të përvojës së fituar të krijojmë një treg kombëtar për këtë instrument."

Kina dëshiron të nisë një program kombëtar tregtie të karbonit brenda vitit 2016. Nëse ka sukses, analistët thonë se programi do të jetë një nga më të mëdhenjtë në botë dhe do të ndihmojë që vendi të përmbushë objektivin e tij për shkurtimin e lëshimeve të dioksidit të karbonit me 45 për qind, brenda shtatë vitesh.
Platformat u lejojnë kompanive të fitojnë kredite nëse ulin sasinë e emetimeve të gazeve ndotëse, të cilat më pas mund t’i shesin. Kjo do të inkurajonte bizneset të investonin në teknologjinë e gjelbërt.Kevin Tu është analist i klimës për Kinën.

"Ata duhet të bëjnë më tepër për të zëvendësuar përdorimin e qymyrit, duke përdorur për shembull energjinë bërthamore, hidrike apo gazin natyror. Në të ardhmen, energjia e rinovueshme duhet të jetë mënyra për të ecur përpara për vendin."

Edhe pse tregtia e të drejtave të emetimit të karbonit në ekonominë kineze mund të jetë një gjë shumë pozitive për tregjet e emetimeve globale ende në vështirësi, kritikët thonë se ndërhyrja e qeverisë, pronësia shtetërore e kompanive dhe mungesa e transparencës paraqesin pengesa të mëdha për suksesin e kësaj praktike.
Ndërkohë që pakënaqësia e njerëzve ushtron presion ndaj qeverisë për gjetjen e një zgjidhjeje, Wu Changhua (U Çang Hua), drejtoreshë e Grupit të Klimës, thotë se mënyra se si kinezët vlerësojnë cilësinë e jetës së tyre po ndryshon shumë.

"Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se nuk mjaftojnë vendet e punës, por kërkojnë edhe cilësi më të mirë të mjedisit."

Prej një kohe të gjatë, Kina ka bërë përparësi rritjen ekonomike e jo problemet e mjedisit, duke u bërë vendi që shkakton ndotjen më të madhe në botë. Mbështetësit e tregtisë së karbonit shpresojnë që kjo praktikë të jetë ndihmojë në frenimin e ndotjes dhe rritjen ekonomike.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
02.03.2013 11:31
Zhvillimi ekonomik i Kines eshte shoqeruar me konsumin energjise,aktualisht Kina inporton 40% te naftes nga Irani ,por situata gjeopolitike ndryshon nga ora ne ore Kina po ven nje projekt nxjerin e Qymyrit pra karbonit per te siguruar energji per ekonomine e saj dhe eksportim por ka deme kolosale ne ndotjen e ambjetin dhe efektin sere ne ambjentin ne Kine .ndotja e ambjentit ne Kine eshte me e larte ne bote dhe ka shume semundje profesionale ne popullaten kineze por nje problem shqetesues eshte se kompanite jane shteterore dhe prona private eshte ne nivelin e ulet.Kina po e ndjen se energjia eshte nje domosdoshmeri per te mos u varur nga jashte sepse hakerat kineze me qender ne Shangai kane mare informacione te rendesishme neper kompanite Amerikane dhe institucioneve shteterore ,kinezet jane pirate te vjedhjes te markave amerikane ,ky shtet kinez eshte pa themele dhe eshte nje flake kashte qe duhet qe te shperbehet si shtet...

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë të cilët ndodheshin brenda në shkolle, kur tornado goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive