E shtunë, 20 dhjetor, 2014

Lajme

NYT, akuza Kinës për sulm kibernetik

Sipas gazetës Kina ka kryer sulme kibernetike ndaj faqes së saj të internetit dhe kompjuterave të gazetës

x
Gazeta the New York Times thotë se Kina ka kryer sulme kibernetike ndaj faqes së saj të internetit dhe kompjuterëve të gazetës në mënyrë të vazhdueshme gjatë katër muajve të fundit, pas botimit të një artikulli mbi pasurinë e zyrtarëve të lartë kinezë.

Gazeta New York Times tha se sulmet filluan në tetor kur ajo botoi një artikull mbi pasuritë me vlerë 2.7  miliardë dollarë të akumuluar nga familja e kryeministrit kinez në largim Wen Jiabao. Zyrtarët kinezë kishin paralajmëruar se New York Times do të ballafaqohej me “pasoja”, madje edhe para botimit të artikullit. Prandaj, gazeta filloi të kontrollonte infrastrukturën e saj kompjuterike dhe shumë shpejtë zbuloi ndërhyrjet në rrjetin e saj të brendshëm. Marc Frons është shef i informacionit i gazetës New York Times:

“Në atë moment ne ishim të sigurt se kishte sulme kibernetike në rrjetin tonë. Ne nuk e dinim saktësisht se kush po ndërhynte në rrjetin tonë. Kërkuam ndihmë nga FBI-ja dhe si FBI-ja ashtu edhe kompania e telekomunikacionit AT&T thanë se sulmi kishte shenja dalluese të ndërhyrjeve të ushtrisë kineze”.

Të enjten New York Times njoftoi se gjatë sulmit kibernetik janë vjedhur fjalëkalimet e e-mailave të stafit të saj.

Kina i mohoi akuzat përmes zëdhënësit të ministrisë së Jashtme kineze Hong Lei:

“Disa hetime, pa dhënë asnjë provë, me të dhëna të pabaza, arrijnë në përfundimin se Kina ka marrë pjesë në sulme kibernetike në internet. Këto vlerësime janë krejtësisht të papërgjegjshme”.

Zëdhënësi tha se ligjet kineze ndalojnë sulmet kibernetike dhe se edhe Kina ka qenë viktimë sulmeve të këtij lloji.

Eksperti i sigurisë së rrjeteve të internetit Paolo Gusti, i cili punon në Institutin Teknologjik të Nju Jorkut thotë se ky sulm i ngjante sulmeve të  tjera kibernetike të ushtrisë kineze. Ai tha se janë bërë përpjekje për të fshehur burimin e sulmit duke përdorur kompjuterët e universiteteve.

“Ishte një rast shumë interesant i një sulmi kibernetik dhe është kryer nga individë shumë të aftë. Autorët e sulmit përdorën teknika shumë të sofistikuara. Ata u përpoqën të fshehin gjurmët e tyre, dhe natyrisht ata kishin një objektiv të nivelit të lartë”.

Objektivi i ndërhyrjes në rrjetin informativ te gazetës ishte zbulimi i identiteti të burimeve të gazetës mbi artikullin rreth pasurisë së familjes së kryeministrit Wen Jiabao. Sipas gazetës autorët e sulmit kibernetik nuk kanë gjetur asnjë burim pasi artikulli i gazetës bazohej në të dhëna nga dokumentet publike në Kinë.

Eksperti i sigurisë së internetit Paulo Gusti thotë se dëmet e bëra mund të riparohen shpejt:

“Mbrojtja nga sulme të tilla, kërkon riparimin e të gjitha mangësive të një rjeti kompjuterik, ndërsa për atë që kryen sulmin, mjafton një dobësi e vetme e rrjetit, përmes së cilës ai mund të hyjë në rrjetin e kompjuterave”.

Zoti Gusti thotë se përballja me një kundërshtar të vendosur dhe të aftë mund të jetë e vështirë madje edhe për një qeveri sepse është e vështirë t’i  mbyllësh të gjitha dobësitë e mundshme të sistemeve kompjuterike. Ky rast është dëshmi se interneti ka shkrirë kufijtë kombëtarë të vendeve. Edhe gazeta New York Times thotë se pret shtimin e përpjekjeve për sulme të ngjashme kibernetike kundër saj në të ardhmen.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
20.12.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Roli i Papës tek marrëveshja me Kubën

Marrëveshja e arritur me Kubën është një fitore e rëndësishme për inciativat diplomatike të Papës
Më tepër

Krishtlindjet në Los Anxheles

Los Anxhelosi njihet për motin e butë si në verë, edhe gjatë sezonit të Krishlindjeve.
Më tepër

Urdhërat e gjykatave për mbrojtjen e grave

Shumë nga zonjat e 3100 rasteve denoncojnë më shumë se 2 herë dhunën që pësojnë në familje, por rrethanat i detyrojnë të jetojnë përsëri me dhunuesit e tyre.
Më tepër

Gjon Marku, një fotograf koleksionist

Gjon Marku e ka shoqëruar pasionin e tij për fotografinë edhe me atë të koleksionimit të aparateve fotografikë, të cilët siç thotë ai, janë dëshmi e vetë historisë së fotografisë shqiptare.
Më tepër

Atmosfera e festave në jug të Shqipërisë

Atmosfera e Festave të fundvitit po ndihet në Jug të Shqipërisë në mjaft aktivitete që organizohen si nga njësitë vendore, por edhe institucionet.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Javier Yanez stands on his balcony where he hung a U.S. and Cuban flag in Old Havana Cuba. After the surprise announcement on Wednesday of the restoration of diplomatic ties between Cuba and the U.S., many Cubans expressed hope that it will mean greater access to jobs and lift their struggling economy.
  • A Pakistani legislator places flowers at a memorial in Islamabad for the children and teachers killed by Taliban militants in army-run school in Peshawar on Tuesday.
  • Supporters of the Gulen movement wave Turkish flags as they gather outside the Justice Palace in Istanbul. A Turkish court kept a media executive and three other people in custody on Friday pending trial on accusations of belonging to a terrorist group, in a case which President Tayyip Erdogan has defended as a response to "dirty operations" by his enemies.
  • A young Indian hawker, selling Santa Claus hats and masks at a traffic junction, takes a break from work in Bangalore. Despite Christians forming only a little over two percent of the billion-plus population in India, with Hindus comprising the majority, Christmas is celebrated with fanfare and zeal throughout the country.
  • Israeli border police detain a Palestinian protester following a prayer for Palestinian Cabinet minister Ziad Abu Ain, who collapsed shortly after a protest on Dec. 10 in the West Bank village of Turmus Aya, as they clash with the troops near the village outside of Ramallah.
  • Fishermen look at Mount Gamalama as it spews ash into the air during an eruption at Ternate, Maluku island. Indonesia temporarily closed a domestic airport after a volcano in the country's east erupted, spewing plumes of ash hundreds of meters into the air.
  • Teachers and students stand in a lotus flower formation to mark the 15th anniversary of the return of the Macau Special Administrative Region to China at a primary school in Lianyungang, east China's Jiangsu province. Chinese President Xi Jinping visited Macau for the anniversary.
  • Three of four newly-born cheetah quadruplets rest at their enclosure in Prague's zoo, in the Czech Republic. The four cubs were born on Nov. 21, 2014. Scientists say every cheetah cub is critical to saving the species, which is threatened with extinction in the wild.
  • Waves hit an Indonesian tanker that ran aground near Narathiwat in southern Thailand. The tanker, loaded with palm oil and previously hijacked by its crew members and then seized by Thai authorities, was anchored some 400 meters from the beach but strong wind and waves broke it free.
  • The illuminated Christmas tree is seen in the old city in Kaunas, Lithuania.
  • Window cleaners dressed as horse and sheep zodiac animals clean the glass exterior of a hotel in Tokyo. During the year-end "zodiac" hand-over event, the outgoing Year of Horse handed a window wiper to the successor Year of Sheep.
  • A spectator with a head ornament watches a match during the fifth and final day-night international match between Pakistan and New Zealand at the Zayed International Cricket Stadium in Abu Dhabi, UAE.
  • A picture taken Friday from the top of al-Hamra Tower shows a view of Kuwait City at sunset. The tower is the tallest skyscraper in Kuwait and one of the top 10 tallest towers in the world.
  • People walk in a shopping mall decorated with Christmas lights in Berlin, Germany.

Interaktive