E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / SHBA

Sekretarja Clinton, mesazh popullit shqiptar për 100-vjetorin e pavarësisë

Koment me pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara

x
Madhësia e gërmave - +
“Jam këtu sot për këtë ngjarje të shënuar në historinë e vendit tuaj me një mesazh për gjithë popullin shqiptar. Shtetet e Bashkuara kanë qendruar përkrah jush në 100 vitet e para të pavarësisë dhe do të qendrojnë me ju edh e100 vitet e ardhëshme, edhe 100 vjet pas tyre, edhe 100 vjet më tej”.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e bëri këtë deklaratë në fjalimin që mbajti në parlamentin e Shqipërisë gjatë vizitës me rastin e përvjetorit të pavarësisë së saj. Duke vënë në dukje kontrastin e theksuar mes Shqipërisë së sotme dhe Shqipërisë nën regjimin komunist, ajo tha: “Ju nuk mund të ndaleni tani”.

“Ju keni mundësinë të bëheni model, jo vetëm për rajonin, jo vetëm për Evropën, por për gjithë botën”.
Sekretarja Clinton i bëri thirrje parlamentit të vazhdojë procesin e reformës dhe të sigurojë se zgjedhjet e ardhëshme do të jenë të lira dhe të drejta, madje që të shihen të tilla nga e gjithë bota. Kjo do t’i dërgojë një mesazh të qartë Bashkimit  Evropian  se Shqipëria  është një kandidate e fortë për radhët e BE-së. “Shqipëria dhe populli shqiptar meritojnë vendin e tyre në familjen e vendeve evropiane”, tha sekretarja Clinton.

Ajo bëri thirrje gjithashtu për transparencë të plotë qeveritare dhe për t’i dhënë fund korrupsionit, duke u kërkuar shqiptarëve të punojnë sëbashu pavarësisht përkatësisë partiake për të goditur këtë kërcënim ndaj begatisë së vendit dhe institucioneve të tij demokratike.

Në përfundim ajo i bëri thirrje Shqipërisë të ndërtojë “një kulturë bashkëpunimi” që i kapërcen ndryshimet partiake, në interes të qeverisjes së mirë.

Duke vënë në dukje se një bashkëpunim i tillë është i vështritë,sekretarja Clinton tha se se beson se Shqipëria mund ta përballojë këtë sfidë. “Vënia e interesave individuale dhe partiake nën interesat kombëtare është detyrim i udhëheqësve demokratë”, tha ajo.

“Tek ju unë shikoj të ardhmen. Unë besoj se ju do t’i përgjigjeni kësaj sfide dhe do të shfrytëzoni mundësitë e këtij shekulli. Unë do t’ju përshëndes dhe do t’i them kujdo që do të dëgjojë se nëse do të shikosh demokracinë e vërtetë në veprim, shko në Shqipëri”.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
15.11.2012 08:32
ZONJA KLINTON DHA MESAZHE TEPER TE VYERA NE SHQIPERI PER KLASEN POLITIKE SHQIPETARE,PO KUJT JA DHA,KETA POLITIKANE SHIKOJNE INTERESAT PERSONALE..ZONJA KLINTON THA BENI ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME NE VITIN 2013.POR POLITIKANET SHQIPETARE PO MENDOJNE SI TI VJEDHIN VOTAT ,DUKE NDRYSHUAR NUMURIN E DEPUTEVE SIPAS QARQEVE PER INTERESA PERSONALE,DHE NUK KA BESIM MIDIS POZITES DHE OPOZITES PER ZGJEDHJET E VITIT 2013,PRANDAJ KERKOHET QEVERI TEKNIKE..SE DYTI LUFTONI KORUPSIONIN QE ESHTE KANCERI I SHOQERISE SHQIPETARE DHE ZGJEDH POLITIKANE MEDIOKER DHE PA VLERE.E GJITHE PASURIA KOMBETARE KA KALUAR NE 55 PASANIKE QE JANE QEVERITARET NDERSA SHQIPETARET PO VARFEROHEN CDO DITE KU 30% MARIN USHQIMET ME LISTE NEPER DYQANE,,SE TRETI BASHKEPUNIMI MIDIS POZITES DHE OPOZITES PER INTERESIN KOMBETAR POR BERISHA META DHE IDRIZI DHE RAMA NUK PO VOTOJNE TRE LIGJET NE PARLAMENT SEPSE NUK ZBATOJNE VENDIMET E GJYKATES TE LARTE PER QARKUN E FIERIT.PRA NUK DUAN SHTET POR PUSHTET PER MIQ E SHOKE...VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Zyrtarja e IRS, "nuk kam gabuar"

Lois Lerner ushtroi të drejtën e saj kushtetuese për të mos iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni të Kongresit
Më tepër

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar rreth një teksti të planit për zbatimin e marrëveshjes dhe deri në fund të javës duhet të miratohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

U përkujtua 40 vjetori i revoltës së Spaçit

Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë; të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist përsipër.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive