Lidhje

Hillary Clinton, më popullore se Presidenti


Një anketë kombëtare opinioni tregon se ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton është më popullore se sa Presidenti Barack Obama ose ndonjë figurë tjetër politike në Shtetet e Bashkuara.

Sipas sondazhit të Universitetit Quinnipiac të publikuar sot, zonja Clinton ka një mbështetje të favorshme prej 61 përqindësh në mes të votuesve amerikanë, në krahasim me 51 përqind që ka Presidenti Obama.

Ish-sekretarja Clinton, e cila ka qenë Zonja e Parë e vendit dhe senatore, javën e kaluar u largua nga posti i kryediplomates amerikane.

Ajo ishte Sekretare e Shtetit për katër vjet, duke iu bashkuar Kabinetit të Presidentit Obama pas inagurimit të tij si president në vitin 2009. Presidenti Obama ishte rivali i saj në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në vitin 2008.

Ndihmës drejtori i Institutit të anketave Quinnipiac, tha se zonja Clinton është “personaliteti më popullor në skenën politike amerikane sot”.

Zonja Clinton ende nuk është shprehur nëse do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e ardhshme, duke ngritur spekulime mbi të ardhmen e saj politike.

Quinnipiac ka anketuar 1 mijë e 772 votues të regjistruar nga 30 janari deri më 4 shkurt.
XS
SM
MD
LG