E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / SHBA

Sekretarja Shtetit Klinton dëshmon për sulmin e Bengazit

x
Madhësia e gërmave - +
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Clinton, mbrojti mënyrën e trajtimit të sulmit të 11 shtatorit në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, duke mos pranuar kritikat nga disa ligjvënës se u bënë përpjekje për të keq informuar popullin amerikan për çfarë ndodhi.
 
Hera herës agresive, sekretarja Klinton dëshmoi dje para dy komisioneve të Kongresit që po hetojnë sulmin, në të cilin mbeti i vrarë ambasadori amerikan, Kristofër Stivens dhe tre amerikanë të tjetë. Zonja Klinton i tha komisionit të Senatit për marrëdhëniet me jashtë se mbante përgjegjësi të plotë për mangësitë e sigurimit në konsullatën amerikane në Bengazi. Por ajo tha se sulmi ishte pjesë e një plani më të gjerë terrorist në Afrikën e Veriut.
 
“Revolucionet e vendeve arabe kanë ndryshuar dinamikën e pushtetit dhe kanë tronditur forcat e sigurisë në mbarë rajonin. Paqendrueshmëria në Mali ka zgjeruar hapësirën e sigurisë për terroristët që synojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre dhe të planifikojnë sulme të mëtejshme si ato që pamë në Algjeri javën e kaluar”.

Senatorët më të lartë republikanë i hodhën poshtë shpjegimet e saj. Senator Rand Pol  tha se po të kishte qënë president në atë kohë do ta kishte pushuar sekretaren nga puna për arsye se nuk kishte lexuar kabllogramet në të cilat kërkhej siguri shtesë. Senatori republikan, Xhon Mekein, një herë kandidat presidencial, tha se zonja Klinton duhet të jetë më e hapur për çfarë ndodhi në fakt në Bengazi.

Sekretarja Klinton tha gjatë dëshmisë para Senatit se administrata e Presidentit Obama është në kontakt të ngushtë me autoritetet algjeriane rreth situatës së krijuar javën e kaluar me penegjet.
 
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se ajo mban përgjegjësi për atë që ndodhi në 11 shtator në Bengazi të Libisë.  Gjatë sulmit ndaj një ndërtese diplomatike amerikane në këtë qytet u vra ambasadori amerikan në Libi dhe tre amerikanë të tjerë.

“Siç e kam thënë shumë herë, unë marr përgjegjësinë.  Jam e vendosur se pas largimit tim po lë Departamentin e Shtetit dhe vendin tonë, më të sigurt e më të fortë...“Ne kemi ndërmarë një rishikim të plotë e të gjithanshëm, rreth mënyrës si i marrim vendimet se  kur, ku dhe si,  njerëzit tanë  veprojnë në zonat me kërcënim të lartë, dhe se si do të përgjigjemi ndaj krizave dhe kërcënimeve”.  


Sekretarja Klinton u tha ligjvënësve se ajo i ka pranuar të gjitha rekomandimet e komisionit të pavarur të hetimit, 85 përqind të të cilave do të jenë vënë në zbation deri në fund të Marsit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
Më tepër

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive