Lidhje

Dasma e George Clooney-t në Itali


Aktori i famshëm i Hollivudit George Clooney u martua të shtunën me juristen e specializuar për të drejtat e njeriut, Amal Alamuddin, në një ceremoni tipike yjesh në Venecia.

Clooney shkoi në vendin ku u zhvillua dasma me një taksi-barkë, të mbushur me familjarë, mes tyre edhe i ati, Nick Clooney.

Dasma filloi në perëndim të diellit, në hotelin luksoz me shtatë yje “Aman Canal Grande Hotel” të Venecias. Ceremonia civile pritet të mbahet të hënën në Palazzo Cavalli, Bashkia e Venecias, një ndërtesë e shekullit të 16-të.

Reporterët filluan të mblidhen në kafenetë piktoreske të Venecias që të premten në mëngjes, kur filluan të vijnë të ftuarit, si

Matt Damon, Ellen Barkin dhe kushëriri i Clooney-t Miguel Ferrer. Të ftuar të tjerë ishin Bill Murray, Sandra Bullock, Brad Pitt, Angelina Jolie dhe Julia Roberts.

XS
SM
MD
LG