Lidhje

Ceremonia e çmimeve Grammy


Në Los Anxhelos u zhvillua mbrëmë ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy, një ngjarje e rëndësishme artistike e vitit, kur nderohen arritjet më të shquara të industrisë muzikore në gjuhën angleze. Fituesit e mbrëmshëm ishin emra të njohur, si Lamar Swift, Ronson, Mars... Ceremoninë e drejtoi repisti James Todd Smith, i njohur në skenë si LL Cool J. Të ndjekim disa nga fituesit kryesorë të çmimeve Grammy:

Kendrick Lamar ishte fituesi kryesor i mbrëmjes, për albumin më të mirë të muzikës rap. Lamar e elektrizoi publikun me një intepretim dramatik.

Lamar

Veç çmimit për krijimin e albumit më të mirë ai fitoi edhe tri Grammy të tjerë për këngë të tij nga albumi To Pimp a Butterfly.

Lamar dhe ylli i muzikës pop, Taylor Swift fituan bashkarisht një Grammy për videon e këngëtares që shoqëron këngën Bad Blood.

Swift e hapi shfaqjen me intrepretimin e këngës Out of the Woods dhe më pas ajo fitoi çmime Grammy për albumin e vitit dhe albumin më të mirë vokal të muzikës Pop.

Swift

Ndër fituesit e tjerë të mbrëmë ishin Mark Ronson dhe Bruno Mars, të cilët morën çmim në kategorinë e regjistrimit më të mirë të vitit, për regjistrimin e tyre “Uptown Funk”.

Çmimi për këngën e vitit ju dha Ed Sheeran dhe Amy Wadge për krijimin e tyre Thinking Out Loud. Sheeran po ashtu fitoi një Grammy për interpretimin e këngës solo më të mirë.

Fituese për kategorinë e artistit të ri më të mirë ishte Meghan Trainor, ndërsa grupi Alabama Shakes për atë të këngës më të mirë të muzikës rock, intrepretimin më të mirë dhe për albumin më të mirë alternativ.

Shfaqja e ndarjes së çmimeve Grammy, më tepër se një ceremoni për ndarjen e çmimeve është një shfaqje me nivel të lartë artistik e interpretuesve më të mirë të muzikës: mes të ftuarve mbrëmë ishin trupa e muzikalit Hamilton të Brodway-t, Adele; me duartrokitje të fuqishme u shoqërua një bashkëpunim i këngëtarit John Legend, Demi Lovato, Tyrese dhe Luke Bryan për të nderuar legjendën e muzikës Lionel Richie.

Ceremonia e mbrëmshme e ndarjes së çmimeve Grammy, një ngjarje e rëndësishme artistike e cila ka filluar të mbahet çdo vit që nga 4 maji i 1959-ës, këtë vit ishte e 58-a dhe ajo u transmetua nga rrjeti televiziv CBS- News.

XS
SM
MD
LG