Lidhje

Kongresi autorizon armatosjen e rebelëve sirianë


Presidenti Barack Obama thotë se miratimi nga Kongresi i planit të tij për armatosjen dhe stërvitjen e rebelëve të moderuar sirianë, i tregon botës se amerikanët janë të bashkuar në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik.

Zoti Obama tha se amerikanët nuk dorëzohen para frikës, por bashkohen në shenjë uniteti me njëri tjetrin.

Presidenti i bëri këto komente pak pasi Senati votoi me 78 vota pro dhe 22 kundër për ligjin. Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët e miratoi ligjin të mërkurën.

Zoti Obama tha gjithashtu, se “mbi 40 vende, mes tyre edhe arabe”, kanë rënë dakord t’i bashkohen koalicionit kundër grupit terrorist.

Presidenti lavdëroi një njoftim të mëparshëm të Presidentit francez Francois Hollande, se vendi i tij është gati të kryejë sulme ajrore kundër militantëve në Irak, duke thënë se “Franca është një partner i fortë në përpjekjet tona kundër terrorizmit”. Franca nuk pranoi t’i shtrijë sulmet ajrore me bombë edhe në Siri.

XS
SM
MD
LG