E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / SHBA

Dokumenti: A mund të vriten shtetasit amerikanë?

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder shpjegoi ligjshëmërinë e operacioneve të miratuara nga administrata e Presidentit Obama

x
Madhësia e gërmave - +
Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder shpjegoi ligjshëmërinë e operacioneve të miratuara nga administrata e Presidentit Obama, që e lejon qeverinë të vrasë qytetarë amerikanë, nëse besohet se ata janë udhëheqës të lartë të al-Kaidës të angazhuar aktivisht për të vrarë amerikanë.

Prokurori i Përgjithshëm Holder i bëri këto komente pas publikimit të një dokumenti të brendshëm të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Dokumenti prej 16 faqesh, që nuk dihet se si është nxjerrë, jep arsyet se përse qeveria ka të drejtë të përdorë avionë pa pilot për të goditur persona të dyshuar si anëtarë të al-Kaidës.

Aty thuhet se "një zyrtar i lartë i mirinformuar" duhet që së pari të ketë arritur në përfundimin se personi i vënë në shënjestër përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për një sulm të dhunshëm kundër Shteteve të Bashkuara.

Dokumenti specifikon gjithashtu se fjala është për rastet kur kapja e personit është e pamundur dhe shton se goditja e tij duhet të përputhet me parimet e ligjeve të luftës.

Të hënën, disa senatorë amerikanë i dërguan një letër Presidentit Barack Obama ku i kërkonin që ai t'i paraqiste Kongresit dokumentet ligjorë sekretë në të cilat përcaktohen kompetencat e tij për të vrarë shtetas amerikanë në operacionet e antiterrorit jashtë vendit.

Ligjvënësit thanë se këto dokumente u nevojiten për ta mbikqyrur si duhet ekzekutivin.

Sulmet amerikane me avionë pa pilot kundër personave të dyshuar si anëtarë të al-Kaidës janë shtuar. Në disa prej këtyre sulmeve janë vënë në shënjestër shtetas amerikanë, duke përfshirë personat e dyshuar si operativë të al-Kaidës, Anwar al-Awlaki dhe Samir Khan.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
05.02.2013 20:01
Ky ligj sekret i Departamentit te Drejtesise Amerikane qe kerkon te vrase ata persona qe bashkepunojne me Organizaten teroriste te Al kaedes eshte me se i drejte,me kusht kur ai nuk arestohet per shkak te mbrojtjes nga Al Kaeda,por ka lidere qe per te mbrojtur Bin Ladenit te kercenojne nga te gjitha drejtimet ne ekonomi,fyerje banale dhe me ekzekutim fizik por mbrohet nga angjensite e sigurise kombetare sepse mbrohet nga nje agjensi sigurimi tjeter..kjo eshte nje algame dhe mplekse agjensish sigurimi..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

SHBA: Klimë intolerance fetare në botë vitin e kaluar

Departamenti i Shtetit thotë se zyrtarëve qeveritarë shpesh u lejohet të veprojnë pa u ndëshkuar duke shkelur të drejtat fetare të bashkatdhetarëve të tyre
Më tepër

Kosova fillon javën e tolerancës dhe pajtimit

Në Muzeun e Kosovës, sot u vendos Guri për Paqe, një gjest simbolik i përcjellë nga njerëzit e Hiroshimës së Japonisë në gjithë botën.
Më tepër

SHBA sqarojnë se Serbia s'ka juridiksion mbi pasuritë e Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se afaristëve nga SHBA-të u është sqaruar se Kosova është shtet sovran dhe Serbia nuk ka juridiksion mbi minierat e Trepçës
Më tepër

Westerwele nxit Kosovën dhe Serbinë të zbatojnë marrëveshjen

Shefi i politikës së jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwele, tha se proceset integruese të Serbisë dhe Kosovës varen nga përparimi në terren
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive