E premte, 27 mars, 2015

Lajme / Ballkani

Dhuna në familje, denoncimet shtohen ndjeshëm

Ndryshimet e Kodit Penal gjatë këtij viti e shpallin dhunën fizike dhe psikologjike në familje si një krim penal

x
Ilirian Agolli
Dhunës së shtuar në familjet shqiptare po i kushtohet tani më shumë kujdes nga gjykatat, policia dhe shoqatat. Statistikat policore flasin për një numër gjithnjë në rritje të denoncimeve nga gratë e dhunuara. Ndërsa shoqëria civile vlerëson pozitiv faktin se ndryshimet e Kodit Penal gjatë këtij viti e shpallin dhunën fizike dhe psikologjike në familje si një krim penal.

Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti policia shqiptare ka regjistruar një mijë e njëqind denoncime të grave për dhunë në familje, 713 prej tyre kanë marrë urdhëra mbrojtjeje nga gjykata, ndërsa 44 burra i kanë shkelur këto urdhëra mbrojtje. Statistikat policore për dhunën në familje janë vazhdimisht në rritje të ndjeshme ndër vite, shpesh edhe me 50 për qind.

 

Në vitin 2008 ka 822 denoncime dhe 377 urdhra mbrojtjeje, në vitin 2009 janë 1217 denoncime për dhunë në familje dhe 841 urdhëra mbrojtje, në vitin 2010 janë 1998 denoncime dhe 1234 urdhëra mbrojtje, në vitin 2011 policia ka 2181 denoncime dhe 1345 urdhëra mbrojtje.

Shefja e sektorit për mbrojtjen e nënave dhe fëmijëve në drejtorinë e përgjithshme të policisë, Alma Gjurgji, thotë se “këto stastistika nuk tregojnë rritjen e dhunës, por tregojnë rritjen e guximit të grave për të denoncuar dhunën në familje. Denoncimet janë shtuar thotë ajo - sepse shteti forcoi ligjet kundër kësaj forme dhune, dhe policia ngriti struktura të veçanta që bëjnë maksimumin për t’i mbrojtur viktimat”.

Sipas saj, pjesa dërrmuese e këtyre dëshmojnë në polici se këto denoncime pasi vuajnë dhunën prej 5 apo më shumë vjetësh, pra kemi të bëjmë me një dhunë të fshehur shumëvjeçare, që denoncohet vetëm kur bëhet e rrezikshme dhe e padurueshme.

Përveç policisë, zonjat e dhunuara kërkojnë ndihmë edhe në organizatat joqeveritare, ku marrin mbrojtje, ndërmjetësim dhe avokati falas për proceset gjyqësore. Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare është një nga më të njohurat dhe më aktivet në këtë fushë. Juristja Aurela Bozo, thotë se “denoncimet e grave për dhunë vazhdojnë dhe një ndihmë e madhe për to është fakti që parlamenti forcoi dënimet në Kodin Penal kundër dhunuesve. Ndryshimet ligjore të këtij viti i shpallin vepra penale me dënime të rrepta dhunën fizike, dhunën psikologjike dhe përndjekjen e viktimës nga familjari. Madje edhe shkelja e urdhërit të mbrojtjes dënohet me 2 vjet burg”.

Shkaqet e dhunës nuk janë rastësosre dhe as sipërfaqësore, thotë sociologu Gëzim Tushi. Ai mendon se “deri dje flitej shumë për emancipimin e grave, por dhuna tregon se tani duhen emancipuar burrat”. Sipas tij, dhuna në familje vjen sepse burrat nuk janë të gatshëm për t’u krijuar më shumë liri grave dhe fëmijëve. Ai thotë se “edhe më parë familja shqiptare ka qenë e varfër dhe konservatore, por nuk ka qenë kaq shumë e dhunshme sa sot. Kjo dhunë është një çështje kriminale dhe si e tillë duhet trajtuar nga të gjithë”.

Krahas rasteve të dhunës që denoncohen në polici, çdo vit në gjykata ndodhin edhe rreth 7 mijë divorce, shumica e tyre fryt i dhunës. Statistikat tregojnë se është rritur numri i femrave që kërkojnë divorcing, dhe kjo sipas sociologut Tushi, tregon se është rritur personaliteti i tyre. “Megjithatë, ky numër kaq i madh divorcesh - thotë ai - është pa kuptim dhe me kosto të pallogaritshme sociale. Por kjo tregon mendjelehtësinë e lidhjes së çifteve qysh nga fillimi, sepse është zbehur kultura e martesës, e cila duhet forcuar përsëri.

Sociologët pohojnë se varfëria nuk është faktor kryesor i dhunës në familje. Shumë familje të varfëra shqiptare jetojnë në harmoni, ndërsa shumë familje të pasura jetojnë rregullisht nën dhunën fizike dhe psikologjike të burrave.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: SELMAN DERVISHI-MANI,USA. nga: OAKLAND,NEW JECEY,USA.
28.08.2012 06:04
DHUNA,DHUNA DHE THERRORE EDHE MASAKRIME PER SE GJALLI E PER SE VDEKURI; KY POPULL YNI I MJERI; QE NE KOHEN E TERRORIT TE LUFTES SE FUNDIT SI EDHE TE GJTHA LUFTERAVE TJERA SHEKULLORE;PO EDHE ME ZI, TANI NE DITET E SOTIT QE PAS 13 VJETE PASLUFTE NE KOSOVE DHE TROJET TJERA TE ROBERUARA QE NA U DHUNUAN ME MIJERA E MIJERA NENA E VJAZA TE MITURA DHE ATA TERRORSTE KANIBALE; KURRE NUK U DENUAN AS PER DHUNIME TE NENAVE; FEMIJEVE E PLAKAVE E PLEQEVE; KURSE, NJERI PREJ ATI FORUMI NJERI THOTE: LE MORE I LUMI; SE LE NENAT,FEMIJET, PLQET E PLAKAT; POR NA I DHUNUAN E PO NA I DHUNOJNE EDHE SOT BURRAT E UDHEHEQESIT KRYESORE TE SHTETIT DHE KOMBIT; E ATA PO LESHOJNE PE E E SHITEN TERE ATDHEUN,KOMBIN DHE IDENTITETIN MBARE SHQIPTARE; PLOTE THERRORE DHE BARBARI TJERA;HEU, MOJ SHQIPTARI E MJERA!! TE FALA NJE REFUGJAT LUFTE NGA KOSOVA NE USA.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
26.03.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Media gjermane: Piloti ishte me depresion

Policia gjermane kontrolloi banesat e pilotit gjerman që mendohet se shkaktoi rrëzimin e avionit të linjës Germanwings duke vrarë veten dhe 149 personat e tjerë në bord
Më tepër

AI: Militantët e Gazës kryen krime lufte

Raporti i Organizatës Amnesty International
Më tepër

Tiranë: Arrestohen deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku

Krahas arrestimit, u kryen edhe kontrollet e banesave, sipas kërkesës së prokurorisë.
Më tepër

Jeta imagjinare në planetin Mars

Bazë imagjinare në një mal vullkanik në shtetin Hauai
Më tepër

Siguria kibernetike

Firmat e sigurisë kibernetike luftojnë për të përballuar kërcënimet
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A rescue worker is lifted into an helicopter at the crash site near Seyne-les-Alpes, France, . The co-pilot of the Germanwings jet barricaded himself in the cockpit and internationally rammed the plane full speed into the French Alps, ignoring the captain's frantic pounding on the cockpit door and the screams of terror from passengers, a prosecutor said.
  • Flags representing some of the nationalities of the victims are seen as family members and relatives gather near the crash site of an Airbus A320 in the French Alps.
  • British television presenter Jeremy Clarkson (C) is surrounded by media personnel as he leaves his home on a bicycle in London. The BBC announced that it was dropping one of its most popular presenters, "Top Gear" host Jeremy Clarkson, for physically attacking a producer.
  • Buddhist believers perform during a "three steps one bow" ceremony in central Seoul to urge the government to salvage the sunken ferry Sewol as soon as possible.
  • A handout picture released by Leicester Cathedral Quarter Partnership Board (LCQPB) shows the reinterment ceremony of England’s Kind Richard III in Leicester Cathedral in central England. England's slain King Richard III, exhumed from an undignified grave under a car park, was finally buried with honor, 530 years after his death on the battlefield.
  • An employee climbs a ladder to check a huge clock in Cergy. France will change to daylight saving time on March 29, with the clocks moving forward one hour.
  • Locals cross a flooded river at Copiapo city, Chile. The death toll rose to four after rains battered the north and caused flooding, the government said, while 22 others were unaccounted for as the military rescued stranded villagers.
  • A trumpeter falls off his horse as the Household Cavalry Mounted Regiment parades in Hyde Park in London.
  • Students do morning exercises with soccer balls on a playground at a primary school in Linhai, Zhejiang province, China.
  • Elena Radionova of Russia competes in the ladies short program during the ISU World Figure Skating Championship in Shanghai, China.
  • An aerial view of a public cemetery ahead of the Qingming Festival, or Tomb Sweeping Day in Hangzhou, Zhejiang province, China.
  • Workers paint as they restore the gold foil on the thousand-hands Bodhisattva in Chongqing Municipality, China, March 25, 2015.
  • An Orthodox Priest blesses Sergey Semchenko of the Russian Search and Recovery Forces after having blessed the Soyuz rocket at the Baikonur Cosmodrome Launch pad in Kazakhstan.
  • A Tornado is seen in Sand Springs, Oklahoma, USA, March 25, 2015. A storm system produced at least three tornadoes in Arkansas and Oklahoma, killing one person and injuring several others, officials said.

Interaktive