Lidhje

20 të vrarë nga dhuna në Afganistan


Ekstremistët në Afganistanin jugor kanë vrarë 20 punonjës që po spastronin mina tokësore në provincën Helmand, ndërkohë që në Kabul pati një vrasje dhe një sulm vetëvrasës.

Trupat afgane u përgjigjën me zjarr ndaj sulmit të Helmandit, për të cilin ata fajësojnë Talebanët. Agjencia Reuters njofton se katër nga sulmuesit u vranë dhe tre të tjerë u kapën.

Po sot, sipas policisë një person i armatosur vrau një zyrtar të lartë të Gjykatës së Lartë të Afganistanit, në rrethinat e kryeqytetit ndërsa një shpërthim po në Kabul shkatërroi një autobus të Ministrisë së Mbrojtjes. Talebanët morën përgjegjësinë për të dyja këto sulme.

Ndërkohë në një sulm tjetër tëTalebanëve në Bagram, në veri të Kabulit, u vranë dy ushtarë të NATO-s.

XS
SM
MD
LG