E premte, 18 prill, 2014

Lajme / Kulturë

Dokumentar për studimin e fesë islame nga gratë

x
Madhësia e gërmave - +
Carolyn Weaver
Një numër në rritje grash në vende islamike janë përqëndruar seriozisht në studimin e fesë së tyre, duke mësuar përmëndësh Kuranin, duke mësuar ta recitojnë atë si duhet dhe duke studjuar aspekte të tjera të islamizmit, thonë studiuesit. Një dokumentar rreth një shkolle për vajzat në Siri, e administruar nga një predikuese, tregon se si një formë e tillë mund të shërbejë si mjet për më shumë liri për gratë.

Predikuesja siriane Houda al-Habash hapi shkollën e saj verore për vajza për të studjuar Kuranin në vitin 1982, duke dhënë mësime për më shumë se 30 vjet në një xhami të Damaskut, siç shihet në filmin The Light in Her Eyes.

Vajzat mësojnë përmëndsh Kuranin, rresht pas rreshti, praktikojnë recitimin e tij si dhe studjojnë aspekte të tjera të Islamizmit.

Regjisoret amerikane Julia Meltzer dhe Laura Nix thonë se ato donin të tregonin se si jeton një grua muslimane si Houda al-Habash dhe çfarë mëson ajo.

“Ajo ka bindjen se gratë duhet të mblidhen në xhami. Ato duhet të studjojnë seriozisht. Ajo do që gratë të arsimohen dhe të punojnë, nëse e duan një gjë të tillë. Natyrisht që ekzistojnë elementë kulturorë që nuk mbështesin një gjë të tillë, por ajo beson se e vetmja mënyrë që kjo të ndryshojë është nëpërmjet fesë islame”.

Al-Habash thotë se arsimi konsiderohet si një formë adhurimi në fenë islame, madje ajo nuk pranon predikimin e klerikëve konservatorë, që thonë se gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi.

“Vetë muslimanët u kanë privuar grave çdo gjë, madje edhe të drejtën për të mësuar, predikuar dhe për të hyrë në xhami. Kjo është injorancë dhe nuk ka fare të bëjë me fenë”.

Ajo vetë është konservatore dhe beson se në bazë të fesë islame gratë duhet të mbulojnë kokën dhe të bëjnë punët e shtëpisë, megjithatë al-Habash dëshiron që vajzat ta dinë se ato mund të arrijnë më shumë në jetë, siç u shpjegon ajo atyre në këtë klasë diplomimi:

“Ju keni të drejtë të zgjidhni drejtimin e jetës tuaj, jeni të lira të mendoni si të doni, të praktikoni fenë tuaj dhe të bëni çdo gjë që dëshironi. Gratë mund të bëhen studente dhe mësuese, ato mund të marrin vendime dhe të arbitrojnë. A e lejon ligji fetar një grua të bëhet presidente? Po!”.

Regjisoret Meltzer dhe Nix e filmuan The Light in Her Eyes në Damask dhe e përfunduan atë pak para fillimit të kryengritjes në vitin 2011. Ato nuk kishin lejen e qeverisë dhe xhirimin e bënë në qetësi dhe pa bujë.

“Ne nuk u ndjemë kurrë në rrezik, por ne e dinim se në çdo moment mund të na kërkohej të ndalonim filmimin. Sfida më e madhe ishte për Houda që ne të ishim pjesë e jetës së saj, përfshirë edhe punën e saj në xhami, sepse rreziku për të ishte shumë më i madh”.

Filmi debutoi në Shtetet e Bashkuara në rrjete të televizionit publik. Al-Habash dhe familja e saj ikën nga Siria këtë verë, ndërsa dhuna përhapej. Ajo shpreson ta rihapë shkollën e saj sapo në Siri të rikthehet  paqja.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
17.04.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Javën e ardhshme miratohet mandati i EULEX-it

Parlamenti i Kosovës pret që në seancën e javës së ardhshme bashkë me EULEX-in të votohet edhe për gjykatën e posaçme për krime të luftës
Më tepër

Kërkimet për anijen: kapiteni nuk ishte në timon

Zyrtarët thanë se në momentin e tragjedisë anijen Sewol po e drejtonte një officer i ri, i cili mundet të ketë marrë një kthesë të menjëhershme
Më tepër

Ukrainë, prorusët ende mbajnë ndërtesat qeveritare

Një marrëveshje e arritur dje pas bisedimeve midis Ukrainës, Rusisë, SHBA dhe BE kërkon evakuimin e ndërtesave qeveritare dhe çarmatimin e militantëve
Më tepër

Kina planifikon reforma për rritjen ekonomike

Qeveria shprehet kundër manovrave të stimulimit të detyruar
Më tepër

Histori: Çfarë ka ndodhur më 18 prill?

1992 - Vdiq në Moskë, në moshën 80 vjeçare, albanologia e njohur ruse Agnija Desnickaja.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
17.04.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Family members of passengers missing on the overturned South Korean ferry Sewol react at the port in Jindo.
  • South Korean relatives of passengers on board a capsized ferry react as they wait for news at a gym in Jindo.
  • Rescue boats sail around the South Korean ferry "Sewol" which sank, during the rescue operation in the sea off Jindo. South Korean coastguard and navy divers resumed searching on Thursday for people still missing, many of them students from the same high school, after a ferry capsized in sight of land.
  • Customs officers look at confiscated counterfeit FIFA World Cup replica trophies in Yiwu, Zhejiang province, China, April 16, 2014. The local customs office seized a total of 1,020 unauthorized FIFA World Cup replica trophies before they were shipped out to Libya.
  • A boy with a toy gun poses for a picture in front of barricades at the police headquarters in the eastern Ukrainian town of Slaviansk.
  • Firemen try to extinguish a fire as houses burn in a squatter colony in Quezon City, Metro Manila.
  • A masked flagellant lies prostrate on the ground as he prays outside a chapel during a Maundy ritual by penitents to atone for sins in Angeles, Pampanga north of Manila.
  • People cross the Chenab river on a trolley tied to wires to cast their vote at Harshi village in Doda district, north of Jammu, India.
  • An Indian Muslim woman displays her inked thumb after casting her vote at a polling station in Bangalore.
  • A Pakistani Christian woman fills jerry cans with water from a hand pump at a slum area of Islamabad.
  • A diver dressed as the Easter Bunny swims among sharks, rays and other species of fish in the Shipwreck habitat at the South East Asia Aquarium of Resorts World Sentosa, a popular tourist attraction in Singapore. The performance is part of the Easter celebrations.
  • Cleo a white Bengal tiger looks through the glass of her enclosure at the Buenos Aires Zoo, Argentina, April 16, 2014.
  • A man surfs with his kite in the Mediterranean sea at the southern Israeli city of Ashkelon, during the vacation of the Jewish holiday of Passover.

Interaktive