Lidhje

Shqipëria dhe terrorizmi, sipas studiuesve


Instituti Shqiptar për Marrëdhënie Ndërkombëtare organizoi sot konferencën mbi radikalizmin dhe ekstremizmin fetar si një kërcënim për sigurinë. Duke diskutuar mbi rastin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor ambasadori amerikan Donald Lu tha se vendet anembanë botës janë duke luftuar me kërcënimin që paraqet ekstremizmi në emër të fesë. “Ne duhet të mbetemi të përkushtuar në luftën kundër organizatave terroriste. Lufta kundër ekstremizimt të dhunshëm fillon me refuzimin e grindjeve fetare nga ana e udhëheqësve politikë, shoqërorë dhe fetarë. Kjo kërkon angazhimin e qytetarëve” - tha ambasadori Lu.

Shqipëria dhe terrorizmi, sipas studiuesve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:19 0:00

Sipas tij, Shqipëria duhet t'u kundërvihet ideologjive të grupeve ekstremiste, të cilët përdorin fenë islame për të justifikuar dhunën dhe mizorinë e tyre. “Njerëzve u duhet shpjeguar se feja islame nuk nxit ekstremizma. Të gjithë duhet të ngrejmë lart zërat e tolerancës dhe të paqes” - tha diplomati amerikan. Ai shtoi se duhen zgjidhur pakënaqësitë ekonomike, që njerëzit të mos shkojnë pro ekstremistëve. “Të rinjtë ndihen të bllokuar në komunitete të varfëra dhe nuk shohin mundësi shpëtimi nga padrejtësia dhe poshtërimi i korrupsionit, ndaj ata bëhen shënjestra të prekshme për rekrutime” - tha ambasadori amerikan, Lu.

Më shumë se 20 mijë persona nga 100 vende të ndryshme kanë udhëtuar drejt Sirisë ose Irakut për t'iu bashkuar ISIS. Prej këtyre 4 mijë prej të cilëve nga Europa perëndimore, pohuan studiuesit. ISIS po terrorizon popujt dhe është i angazhuar në mizori të mëdha: vrasjen e fëmijëve, skllavërinë e grave dhe genocidin. Shembuj të tillë, thanë studiuesit, nuk mund të ndiqen nga Ballkani dhe aq më pak nga Shqipëria.

XS
SM
MD
LG