E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Prodhimi i këpucëve përballë krizës ekonomike

Vonimin e pagesave nga Italia dhe Greqia industria shqiptare e këpucëve e përballoi me rezervat e veta, por kjo e nxori vështirësi të tjera

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Industria shqiptare e prodhimit të këpucëve gjendet në vështirësi të mëdha ekonomike prej dy vjetësh, ndërsa edhe këtë vit e ka nisur punën me mungesa të ndjeshme. Përfaqësues të këtij grupi të madh interesash të larmishme pohojnë se kriza ekonomike ka frenuar pagesat nga jashtë shtetit, sidomos nga Italia dhe Greqia. Ata pohojnë se nuk vuajnë për punë, se kanë mjaft porosi prodhimi, por nuk kanë likuiditete, sepse firmat e huaja nuk bëjnë pagesat në kohë, duke i vonuar faturat nga 2 muaj deri në dy vjet.
 
Zonja Donika Mici është themeluesja e kompanisë Doniana dhe presidente e organizatës së prodhuesve shqiptarë të këpucëve. Ajo thotë se gjashtë muajt e fundit është rritur mjaft interesi për Shqipërinë i shumë firmave europiane të këpucëve veçanërisht nga Franca, Gjermania, dhe kjo është mundësi e mirë që duhet shfrytëzuar nga bizneset në bashkëpunim me shtetin.
 


Vonimin e pagesave nga Italia dhe Greqia industria shqiptare e këpucëve e përballoi përkohësisht me rezervat e veta, por kjo e nxori përballë vështirësive të tjera. Zonja Mici kërkoi që ndihma më e mirë për këto biznese është që qeveria thjesht duhet të zbatojë ligjet e hartuara nga parlamenti për tatimet, doganat, dhe sigurimet shoqërore.
 
Për të mbështetur biznesin me likuditete, prodhuesit e këpucëve mendojnë se qeveria duhet të krijojë një fond të garancive bankare për të mbështetur këtë sektor ne rritjen e prodhimit dhe të eksporteve, dhe nga ana tjetër të mos tatojë me 10 për qind pagat nën 300 dollarë, sepse ato janë minimumi i jetesës. Sipas parashikimeve të tyre, nisur nga shitjet e pakta të vitit të kaluar, edhe këtë vit Shqipëria do të ketë një ekonomi të brishtë mbijetese, ku vetëm mund të fillojë qëndrueshmëria e pritshme ekonomike e vitit 2014. Këpucët dhe konfeksionet përbëjnë një sektor me 400 firma prodhuese dhe kanë 100 mijë të punësuar.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosova nderon diplomatët Hill dhe Petrisch

Diplomati amerikan Christofer Hill dhe ai austriak, Wolfgang Petrisch u nderuan me titullin doktor “honoris causa” nga Universiteti i Prishtinës.
Më tepër

Pres. Obama flet për një botë pa armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara do ta paraqesë këndvështrimin e tij në një fjalim sot në portën historike Brandenburg të Berlinit
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive