Lidhje

Jep dorëheqjen ministri Celibashi


Tërheqja “për arsye personale“. Kryeministri e zëvendëson me deputeten socialiste Ermonela Felaj. Rama komenton votimin e djeshëm të reformës territoriale. Kreu i opozitës Basha: nuk do e njohim kurrë”.

Në Shqipëri ministri për Marrëdhëniet me parlamentin Ilirjan Celibashi, dha sot dorëheqjen, për motive personale. Vendimi u njoftua nga kryeministri Edi Rama i cili bëri të ditur se në vendin e tij do të jetë deputetja socialiste Ermonela Felaj. Por shumica rrezikon të pësojë dhe një humbje tjetër në radhët e saj, pas votimit mbrëmë të reformës administrativo territoriale. Kryetari i PBDNJ-sw kishte deklaruar më parë mundësinë e largimit nga koalicioni. Kryeministri Rama tha se një veprim i tillë do të ishte një arsye e pamotivuar.

Dorëhiqet ministri Ilirjan Celibashi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:52 0:00

Në krye të 300 ditëve në drejtimin e qeverisë, kryeministri Edi Rama është detyruar të bëjë një ndryshim në kabinetin e tij, pas vendimit të ministrit për Marrëdhëniet me parlamentin Ilirjan Celibashi për t’u tërhequr nga kjo detyrë. Një vendim i cili u motivua dhe nga ai dhe nga kryeministri me shkaqe thjesht personale, por pa shkuar më tej. Zoti Rama nuk ka humbur kohë dhe ka propozuar në vend të zotit Celibashi deputeten socialiste Ermonela Felaj, ndërsa ka hedhur poshtë cdo mundësi për një riformatim të qeverisë së tij.

Zoti Celibashi, edhe për shkak të funksionit, duket se për tërheqjen e tij, ka pritur mbylljen e sesionit parlamentar, i cili në seancën e fundit mbrëmë miratoi dhe reformën adminisrativo territoriale. Një reformë që mund t’i kushtojë ndoshta shumicës në të ardhmen, në numrat e saj nw parlament, nëse kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule do t’i qëndrojë deklarimeve se miratimi i variantit të reformës territoriale do të thoshte automatikisht nxjerrje jashtë koalicioni të partisë së tij.

Një mundësi për të cilën kryeministri tha se do të ishtë i keqardhur “nëse një reformë historike, me të cilën duhet të ndjehet mirë çdo shtetas shqiptar dhe jo vetëm shtetas shqiptar me kombësi shqiptare, por edhe shtetasit shqiptar me kombësi greke, të ishte sebep për t’u larguar nga koalicioni. Sepse do të ishte, në rastin më të mirë, mungesë objektiviteti në vlerësimin e një reforme që do të ndryshojë përgjithmonë Shqipërinë”.

Zoti Duke kundërshtoi me forcë reformën e cila sipas tij prek të drejtat e minoritetit grek duke i mëshuar vecanërisht rastit të Himarës. Por ashtu si dhe dje, kryeministri tha se Himara nuk është një cështje, dhe se me reformën “Shqipëria jep një shembull të shkëlqyer për të gjithë fqinjët dhe padyshim, si një vend europian në Europë. Sepse, garanton në një mënyrë absolutisht bujare dhe largpamëse një trajtim absolutisht të posaçëm për minoritetet”.

Nga ana e saj opozita e cila nuk mori pjesë në procesin e realizimit të reformës territoriale për shkak të “mungesës së garancive për votimin e saj me consensus në salën e parlamentit”, edhe sot tha se nuk do të njohë atë . “Harta antikushtetuese e shumicës Rama-Meta është e papranueshme dhe nuk do të pranohet kurrë”, deklaroi kryetari i opozitës Lulzim Basha. Sipas tij “reforma e shumëreklamuar u katandis dje në një hartë të interesave të errëta të Edi Ramës, Ilir Metës dhe kujtdo tjetër që u përfshi për kocka dhe thërrime në këtë farsë”, tha zoti Basha duke ju referuar edhe aleatit të vet, PDIU-së, e cila me votat e saj i garantoi shumicës miratimin e reformës.

Por dje parlamenti miratoi dhe një sërë aktesh të tera të rëndësishme, mes të cilave dhe ndryshimet në ligjin për Këshillin e lartë të Drejtësisë, i cili ishte shoqëruar me jo pak debate. Sipas kryeministrit, me vendimin “për të ndërhyrë në funksion të distancimit të qartë dhe të prerë nga një forum i cili është zemra e problemit të madh që Shqipëria ka me drejtësinë, kemi bërë gjënë e duhur, në kohën e duhur dhe me të njëjtën vendosmëri do të shkojmë përpara”.

Shumica ka njoftuar se do të nisë në shtator një reformë të thellë në sistemin e Drejtësisë. E nga ana tjetër edhe opozita ka deklaruar se do të paraqesë një strategji të sajën për këtë reformë.


XS
SM
MD
LG