E martë, 21 maj, 2013

Lajme

Anulohen 379 fluturime të tjera të Dreamliner

Linja ajrore japoneze Nippon Airways njoftoi për anulimet e planifikuara për në fillim të shkurtit

x
Madhësia e gërmave - +
Linja ajrore japoneze Nippon Airways thotë se do të anulojë 379 fluturime të tjera të avionëve Dreamliner, të planifikuara për në fillim të shkurtit.

Më 17 janar, kompania e këtij tipi avionësh u urdhërua nga shumë linja ajrore t’i ndalojë fluturimet, për shkak të problemeve me baterinë, që kanë çuar në uljen me urgjencë të disa avionëve, pasi ka patur zjarr dhe tym.

Nippon Airways është linja ajrore që ka numrin më të madh të avionëve Dreamline të kompanisë Boeing me qendër në Shtetet e Bashkuara: 17 nga gjithsej 50 avionët që kjo firmë ka vënë në dispozicion për t’u përdorur.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë së transportit thanë se ende nuk e kanë përfunduar hetimin ndaj difekteve që janë shfaqur dhe nuk dihet se kur do rifillojnë fluturimet e avionëve Dreamliner.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Obama: Gjithë vëmendja te operacionet e shpëtimit në Oklahoma

Presidenti Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në Oklahomën e goditur nga tornadoja
Më tepër

OSBE diskuton në Tiranë për diskriminimin

Kryeministri Berisha tha se shoqëria shqiptare ka një tolerancë të shkëlqyer fetare, etnike, por dhuna ndaj grave dhe homofobia janë të larta.
Më tepër

Zbulime të rëndësishme për malarjen

Dy zbulime të reja mjekësore po shtojnë shpresat për luftimin e malarjes që infekton çdo vit më shumë se 200 milionë njerëz
Më tepër

Sekretari i Shtetit Kerry në Lindjen e Mesme

Bisedimet e Sekretarit Kerry synojnë të nxisin mbajtjen e një konference ndërkombëtare paqeje mbi Sirinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive