E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Shkencë-Teknologji

Difektet, rivlerësim i avionëve "Dreamliner"

Pati një seri problemesh teknike, mes tyre zjarri i shkaktuar në një bateri, menjëherë mbas uljes së njërit prej tyre në Boston

x
Madhësia e gërmave - +
Enti rregullator i Shteteve të Bashkuara po rivlerëson llojin e ri të avionëve Boeing 787  “Dreamliner”, mbas një serie problemesh teknike, mes tyre edhe zjarri i shkaktuar në një bateri të vogël të këtij lloji avionësh, menjëherë mbas uljes së njërit prej tyre në Boston.

Ka gjithashtu shqetësime për krisjen e fshirësave të xhamave si dhe për disa rrjedhje, por qeveria dhe zyrtarë të kompanisë së prodhimit të Boeing-ut thonë se aeroplani është i sigurt për pasagjerët.
Megjithatë, Sekretari i Transporteve Ray LaHood tha se do të ketë një “rishikim gjithëpërfshirës” të projektimit dhe prodhimit të sistemeve të rëndësishme të avionit për të siguruar që këto probleme nuk do të shfaqen më.

Presidenti i grupit të Aeroplanëve komericialë Boeing, tha se 150 tipe avionësh 787 janë në punë çdo ditë dhe se ato kanë arritur 50 mijë orë fluturimi, duke transportuar më shumë se 1 milion pasagjerë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive