Lidhje

Trafiku i drogës në kufirin Shqipëri-Greqi


Policia greke njoftoi sot dy raste të reja të bllokimit të mariuanës në zonën kufitare me Shqipërinë.
Rreth 300 kilogramë mariuanë u zbuluan nga forcat greke të kufirt dhe te antidrogës në një mjet që udhëtonte nga Kakavija në drejtim të Janinës. Policia greke tha se lënda narkotike ishte fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit me targa greke, që drejtohej nga një shtetas shqiptar. Ndërkaq, Policia greke në Igumenicë, në kufi me rrethin e Sarandës, tha se bllokoi dy të rinj grekë që transportonin me bicikletë 70 kilogramë mariuanë. Dy të rinjtë, sipas policisë greke, dyshohej se kryenin transportim të lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria. Rastet e bllokimit të narkotikëve flasin për përmasa të reja të trafikut të mariuanës në kufirin shqiptaro grek.
XS
SM
MD
LG