Lidhje

Gjenerali Dunford viziton Irakun


Kreu i Shtatmadhorisë amerikane, gjenerali Joseph Dunford u takua sot me kryetarin e rajonit irakian të Kurdistanit në Irbil si pjesë e një udhëtimi për të vlerësuar personalisht luftën kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik.

Gjenerali Dunford i tha Massoud Barzanit se Shtetet e Bashkuara dhe kurdët “kanë një armik të përbashkët”.

Luftëtarët kurdë kanë shënuar një shkallë suksesi në zmbrapsjen e luftëtarëve të Shtetit Islamik për t’i nxjerrë nga zonat e Irakut Verior me mbështetjen e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që vepron në rajon që prej më shumë se një vit.

XS
SM
MD
LG