Lidhje

Dënim me vdekje për Dzhokar Tsarnaev


Një juri në Boston të shtetit Masaçusets ka dënuar me vdekje Dzhokar Tsarnaev lidhur me shpërthimet në maratonën e Bostonit në prill të vitit 2013. 21 vjeçari u shpall fajtor lidhur me 17 akuza që shoqërohen me dënimin me vdekje për rolin e tij në shpërthimet që lanë tre të vdekur dhe plagosën 264 të tjerë. Siç na njeh materiali në vazhdim, juria vendosi që Tsarnaev të ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës lidhur me 6 prej akuzave.

Lenzi Lu, studente pasuniversitare nga Kina...Krystle Campbell 29 vjeçare, manaxhere restoranti dhe më i riu, 8 vjeçari Martin Richard, që të tre u vranë kur bombat e përgatitura nga dy vëllezërit shpërthyen pranë vijës së finishit. 17 të tjerë u gjymtuan nga shpërthimet.

Dy vjet pas ngjarjes së zhurmshme, në gjykatën e Bostonit mbizotëroi heshtja, kur u lexua vendimi i jurisë. Të 12 pjestarët e jurisë ranë në konsensus pas 14 orë diskutimesh, një preces që u kërkoi atyre t’u përgjigjeshin rreth 20 faqeve me pyetje. Prokurorja amerikane Carmen Ortiz vlerësoi punën e jurisë duke e quajtur atë shumë të vështirë.

“Ky rast ka treguar një ideal të rëndësishëm amerikan se madje edhe më të poshtrit meritojnë një gjykim të drejtë dhe proces ligjor.”

Procesi i marrjes së vendimit zgjati pothuajse dy javë. Mbrojtja, që kishte pranuar përfshirjen e tij në shpërthime, e përshkroi Tsarnaev si i influencuar nga vëllai më i madh, Tamerlanit. Pjestarë të familjes dëshmuan lidhur me karakterin e tij.

Por juria po ashtu dëgjoi dëshmi rrënqethëse nga familjarët e viktimave të shpërthimeve, të cilët reaguan pas marrjes së vendimit.

“Çdo ditë duhet të kujdesem për dy djemt kur vënë këmbën protezë. Dënimi është sikurse më është hequr një barrë nga shpina.” thotë Liz Norden.

Nuk ka gjasa që Tsarnaev të përballet me vdekjen për disa vite deri sa të mbarojë procesi i apelimeve.

XS
SM
MD
LG