Lidhje

OBSH: Numri i viktimave nga Ebola arrin në 2296


Numri i të vdekurve nga përhapja e Ebolës në vendet e Afrikës Perëndimore ka arritur në 2296, ku vetëm në katër ditët e fundit 200 njerëz vdiqën nga kjo sëmundje.

Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi krizën, i publikuar të martën, thotë se në total rreth 4,300 raste të Ebolës janë raportuar në pesë vende të Afrikës Perëndimore.

Gati gjysma e të gjitha rasteve të raportuara dhe vdekjeve vijnë nga Liberia. Një raport i OBSH-së në Liberi, i publikuar të hënën, paralajmëroi se numri i rasteve të reja është duke u "rritur në mënyrë eksponenciale" dhe tha se mund të ketë mijëra raste të reja në tre javët e ardhshme.

OBSH thotë se "përhapja intensive" e sëmundjes gjithashtu vazhdon në Guinea dhe Sierra Leone.

Ndërkohë, një amerikan i katërt i cili u infektua me virusin e Ebolës në Afrikën Perëndimore ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për trajtim.

Pacienti i paidentifikuar u sollë me avion të martën në qytetin juglindor të Atlantës dhe u dërgua në Spitalin e Universitetit Emory. Muajin e kaluar ky spital trajtoi me sukses dy punonjës humanitar që ishin infektuar me Ebolën në Liberi.

Një tjetër amerikan i prekur nga Ebola është duke u trajtuar në shtetin e Nebraskës. Mjekët të martën nuk thanë nëse gjendja e tij ishte duke u përmirësuar.

XS
SM
MD
LG