Lidhje

OBSH: Nigeria nuk ka pacientë me Ebolë


Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Nigeria nuk ka pacientë me Ebola, ndërkohë që kanë kaluar 42 ditë pa u diagnostikuar raste të reja.

Përfaqësuesi i organizatës Rui Gama tha sot se ky njoftim është një histori spektakolare suksesi.

Nigeria kishte 20 raste infektimi dhe tetë vdekje. Javën e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi Senegalin si vend pa Ebola.

Ndërkaq, Presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf ka bërë thirrje për përpjekje më të mëdha për reforma afat-gjata në infrastrukturën shëndetësore në mënyrë që të shmanget një përsëritje e situatës kritike aktuale në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG