Lidhje

OBSH: Ebola po përhapet me ritme të shpejta


Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u tha presidentëve të vendeve afrikano-perëndimore të prekura nga Ebola se epidemia po lëviz më shpejt se sa përpjekjet për ta kontrolluar atë.

Zonja Margaret Chan, tha se nëse gjendja vazhdon të keqësohet, pasojat njerëzore dhe social-ekonomike mund të jenë "katastrofike".

Zonja Chan ndodhet në Konakri të Ganës, ku sot u takua me presidentët e Guinesë, Sierra Leones, Liberisë dhe Bregut të Fildishtë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe udhëheqësit e Afrikës Perëndimore po finalizojnë një plan prej 100 milion dollarësh për të luftuar përhapjen e Ebolës, e cila ka shkaktuar vdekjen e rreth 730 njerëzve. Zonja Chan tha se më shumë se 60 punonjës të shëndetësisë janë mes viktimave, dhe se janë infektuar disa punonjës ndërkombëtarë ndihmash.

Shefja e organizatës tha se shpresa e saj është që plani i ri të shënojë "një pikë kthese" në reagimin ndërkombëtar ndaj shpërthimit të Ebolës.

XS
SM
MD
LG