E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Shtohen tubimet politike në Tiranë

Veprimtaritë politike tani nuk po mbahen vetëm në kryeqytet. Partitë kryesore parlamentare po i shtrijnë këto tubime edhe në qytete të tjera.

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Partia Socialiste e opozitës po zhvillon në Tiranë një konventë dyditore, ku po shpjegon programin e vet konkurrues për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Përfaqësuesit kryesorë të socialistëve folën me radhë mbi kapituj të ndryshëm të programit, nga ekonomia, arsimi, çështjet sociale, sporti dhe refoma të ndryshme në këto fusha. Kryetari i PS, Edi Rama, tha se veprimtarët e opozitës do të zhvillojë një fushatë derë më derë për t’u argumentuar votuesve detaje të programit të opozitës për një rilindje shqiptare, siç e quajnë ata.
 
Partia Demokratike po zhvillon gjithashtu takime të ndryshme me rininë dhe përkrahësit e vet në qytetet kryesore. Kryetari i PD-së dhe kryeministri Berisha thotë se drejtuesit aktualë të opozitës po ndjekin të njëjtën rrugë izolimi dhe shtetëzimi që ndoqi diktatura komuniste.
 
Veprimtaritë politike tani nuk po mbahen vetëm në kryeqytet. Partitë kryesore parlamentare po i shtrijnë këto tubime edhe në qytete të tjera. Afërsisht në të njëjtën kohë me PS, edhe kryetari i LSI-së, Iliri Meta, foli në Lushnje për ekonominë, punësimin, zhvillimin e Shqipërisë.
 
Ndërkohë që partitë po zhvillojnë takime të pjesshme me përkrahësit e tyre, diplomatë të rëndësishëm nga SHBA dhe BE po kërkojnë në mënyrë të përsëritur se është shumë e rëndësishme për rrugëtimin europian të Shqipërisë, që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë të lira dhe të ndershme.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
23.02.2013 08:54
Rotacioni politik ne zgjedhjet e Qershorit eshte jetike per kombin shqipetar .Lideri i opozites ka shpalose nje program per Rilindje shqipetare qe jep shprese dhe zhvillim ekonomik Edi Rama ka aftesi drejtuese per ta nxjere kombin nga ky batak i korupsionit dhe krimit te organizuare nga Mazhoranca Berisha--Meta tani Meta po luan me dy karta kundra Berishes me karten e nacionalizmit dhe kundra Rames per te mare postin e kryeministrit ne tavoline.Por Meta duhet te jape llogari me drejtesine shqipetare per vidion Meta--Prifti per vjedhjen e floririt dhe per interesat e tij ne Gjirin e Lalzit ku nga mafia e tokave u vra gjyqtari Skerdilajd Konomi.VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Në pikëpyetje bisedimet për paqe në Siri

Pjesëmarrja e opozitës siriane në bisedimet e Gjenevës është ende e pakonfirmuar
Më tepër

PD prezanton pikat kryesore të programit

Kryeministri Berisha premton 250 mijë vende pune, tërheqjen e 6 miliard dollarëve investime të huaja dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Më tepër

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive