E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Bota

Në Egjipt shpallet gjendja e jashtëzakonëshme

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti egjiptian, Mohamed Morsi, shpalli gjendjen e jashtëzakonëshme për 30 ditë në tri qytete të përfshira në trazirat antiqeveritare. Në Port Said dje gjashtë vetë u vranë në ceremoninë e varrimit të 30 njerëzve që u vranë një ditë më parë në përleshjet e shkaktuara nga vendimi i një gjykate lidhur me tragjedinë gjatë një ndeshjeje futbolli. Gjetkë, protestuesit u përleshën me policinë që nga e premtja që shënoi dy vjetorin e revolucionit në Egjipt. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Arrott na informon nga Kajroja.

Presidenti Morsi tha urdhër për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonëshme për 30 ditë në Port Said, Ismailia dhe Suez, tri qytetet përgjatë Kanalit të Suezit që kanë shpërthyer në dhunë antiqeveritare gjatë ditëve të fundit.

Duke folur në televizionin kombëtar dje vonë, zoti Morsi tha se e mori këtë masë për të shmangur gjakderdhjen e shkaktuar nga protestuesit dhe shkelësit e ligjit.
 
Presidenti nuk ka qënë shumë i dukshëm në publik gjatë këtyre ditëve të trazirave që filluan në vigjilje të përvjetorit të revolucionit dhe që morrën përmasa të mëdha të shtunën me vendimin e gjykatës për trazirat vdekjeprurëse në një ndeshje futbolli vitin e kaluar.
 
Gjendja në qytetin bregdetar Port Said ishte e rënduar dje pasi luftime të tjera shpërthuen gjatë funeraleve të atyre që u vranë në dhunën mes grupeve të trifozëve të futbollit, të njohur si Ultras dhe protestuesve antiqeveritarë që i kthuen rrugët në fushë beteja. Banorët e Port Said u indinjuan që Ultrasit e tyre u fajësuan për përleshjet. Të tjerë njerëz u vranë gjatë përleshjeve në ceremonitë funebre, megjithë praninë e madhe të forcave të sigurimit në qytet.

Në Suez, të rinj të zëmëruar vazhduan protestat vdekjeprurëse, kryesisht kundër policisë dhe ndërtesave të Vllazërisë Myslimane. Ndërsa në Kajro, policia kundër trazirave dhe protestuesit vazhduan të shkëmbenin gaz lotsjellës dhe bomba zjarri nëpër rrugët që çojnë në Sheshin Tahrir, dy ditë pari vendi shënoi dy vjetorin e revolucionit të vitit 2011.
 
Njerëzit ishin më shumë të zëmëruar me Presidentin Morsi dhe përkrahësit e Vllazërisë së tij Myslimane, për të cilët protestuesit thanë se kishin dështuar të vendosnin drejtësinë politike, ekonomike dhe sociale që kur erdhën në pushtet vitin e kaluar.
 
Në përgjigje të dhunës, zoti Morsi tha dje se nuk ka alternativë tjetër veç dialogut kombëtar.

Presidenti shtoi se bënte thirrje për një takim sot me udhëheqësit  politikë për të diskutuar gjendjen dhe për të përcaktuar rendin e ditës të dialogut.
 
Dhuna në Port Said shpërtheu pasi një gjykatë dënoi me vdekje 21 njerëz të përfshirë në trazirat gjatë ndjeshjes së futbollit që la 74 tifozë të vrarë vitin e kaluar. Shumë fajësuan qeverinë që nuk kishte adresuar rolin e sigurisë për të shmangur gjendjen e krijuar në stadium.

Ultras kanë patur prej kohësh dyshime ndaj policisë dhe kanë qënë një forcë e fuqishme gjatë kryengritjes kundër regjimit të vjetër dhe në protestat kundër qeveritarëve ushtarakë të tranzicionit, si dhe të udhëheqjes së tanishme.
 
Përplasjet me pasoja vdekjeprurëse në përgjegje të dënimeve me vdekje të shtunën i kanë lënë shumë njerëz në Egjipt të habitur dhe të tronditur.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
28.01.2013 08:41
Egjypti eshte ne nje lufte civile te pashmagshme ku regjimi i Presidentit Morsi do te rezohet dhe pushteti duhet te meret nga liberalet te drejtuar nga Z Muhamed Baradei ,keshtu do te filloje demokratizimi i shoqerise Egjyptiane dhe do te jete pishtari per demokratizimin e te gjithe botes arabe dhe largohen nga klishete nostalgjike te drejtuar sllavet Rusoserbe..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive