E mërkurë, 17 shtator, 2014

Lajme / Ballkani

Ekonomia, varfëria dhe korrupsioni, problemet kryesore në Kosovë

Ekonomia, varfëria dhe korrupsioni, problemet kryesore në Kosovë
Ekonomia, varfëria dhe korrupsioni, problemet kryesore në Kosovë

Artikuj të ngjashëm

Leonat Shehu

Një hulumtim i opinionit i kryer nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara nxjerr në pah se 70 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të shqetësuar  me gjendjen ekonomike të vendit. Në këtë kuadër, sipas hulumtimit  papunësia dhe varfëria janë perceptuar si kërcënim kryesor për qëndrueshmërinë e vendit.  Hulumtimi pasqyron mendimet e 1580 qytetarëve të të gjitha etnive.

Sipas, shefit të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Sanaka Samarasinha, hulumtimi  tregon ndryshime të mëdha në perceptimet e qytetarëve të Kosovës. Ai thotë se çështja e deficitit buxhetor me të cilin përballet Kosova mund të ketë ndikuar në pakënaqësinë e qytetarëve me gjendjen aktuale në fushën e ekonomisë.

“Ndoshta diskutimet lidhur me deficitin buxhetor mund ta shpjegojnë këtë. Por, nëse kemi parasysh rritjen e nivelit në besimin ekonomik nga ai që ishte shumë i ulët në një që është mesatar, ai megjithatë mbetet mesatar. Andaj, ka ende shumë njerëz që besojnë se ekonomia duhet të trajtohet me një qëndrueshmëri më të lartë për të ardhmen”, zoti Samarasinha.

Në hulumtim, një nga problemet kryesore vazhdon të mbetet shkalla e lartë e korrupsionit me të cilën përballen qytetarët. Sipas, perceptimit të qytetarëve me shkallën më të  lartë të korrupsionit prijnë Korporata Energjetike e Kosovës, Doganat dhe gjyqësori. Zoti Samarasinha, tha se ekziston një problem i perceptimit për korrupsionin.

“Ky mbetet një shqetësim i madh për shumicën e njerëzve në Kosovë. Ekzistojnë institucione të veçanta për të cilat ata janë më shumë të shqetësuar se sa të kënaqur. Me të vërtetë ekziston një problem i perceptuar për korrupsionin dhe ne do të bëjmë analizat tona për këtë në të ardhmen”, tha ai.

Hulumtimi nxjerr në pah se të anketuarit janë shprehur të kënaqur me proceset  demokratike të vendit, që ka shënuar një rritje në krahasim me muajin nëntor të vitit të kaluar.

Hulumtimet e tilla të përmbledhura në Raportet e Paralajmërimit të Hershëm përgatiten çdo gjashtë muaj me mbështetjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar, por ato nuk përfshijnë rekomandime të organizatës që i kryen ato.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
16.09.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Lista Serbe, jo pjesë e koalicionit

Ky vendim u bë publik pas vizitës në Beograd të pjesëtarëve të Listës serbe e cila përfaqësohet me nëntë deputetë në Parlamentin e Kosovës
Më tepër

Në prag të referendumit skocez

Pasione dhe frikë në Britani
Më tepër

Pronat e Yanukovych-it

Territori i pallatit vazhdon të jetë i pushtuar nga protestuesit, të cilët e kanë hapur për turistët, por ata nuk pranojnë t'ia kalojnë shtetit
Më tepër

Operacion i gjerë arrestimesh në Kosovë

Policia tha se janë arrestuar 15 persona, përfshirë edhe imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës
Më tepër

Marrëveshje për rindërtimin e Gazës

Marrëveshja e arritur me Izraelin i jep Autoritetit Palestinez rolin udhëheqës në rindërtimin e Gazës ndërsa vëzhguesit e OKB-së do të sigurojnë që materialet e ndërtimit të mos përdoren për qëllime të tjera.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • An aerial view of lava flowing out of the Bardarbunga volcano in southeast Iceland. The Bardarbunga volcano system has been rocked by hundreds of tremors daily since mid-August, prompting fears the volcano could explode.
  • Members of the anti-war activist group CodePink interrupt a Senate Armed Services Committee hearing with Defense Secretary Chuck Hagel, left, and Army Gen. Martin Dempsey, chairman of the Joint Chiefs of Staff, on Capitol Hill in Washington, USA.
  • A Syrian refugee child eats inside his family's tent at an informal settlement in Deir al-Ahmar, Bekaa valley, Lebanon.
  • A woman from the Burji ethnic tribe fetches water from a well near Marsabit in northern Kenya.
  • Children are seen on the hills on the outskirts of Kathmandu, Nepal.
  • Shi'ite fighters, who have joined the Iraqi army to fight against militants of the Islamic State), take part in field training in the desert in the province of Najaf.
  • Horns are seen in Shimon Keinan's shofar manufacturing workshop in Givaat Yoav in the Israeli occupied Golan Heights.
  • Members of the military police march during a parade commemorating Independence Day in Tegucigalpa, Honduras, Sept. 15, 2014.
  • Sri Lankan dancers perform a traditional dance during a welcome ceremony following the arrival of Chinese President Xi Jinping at the Bandaranaike International Airport in Katunayake.
  • A jet aerial tanker drops its load of fire retardant on a fire near Pollack Pines, California, Sept. 15, 2014. The fire has consumed more than 3,000 acres and forced the evacuation of dozens of homes.
  • A child looks for metal scraps among cables on a barge in Manila, Philippines.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.