Lidhje

Fuqizohet sektori amerikan i shitjeve me pakicë


Në Shtetet e Bashkuara, ekspertët qeveritarë thonë se gjatë muajit tetor, shitjet me pakicë u rritën me 0.3%.

Raporti i publikuar sot nga Zyra e Statistikave, tregon po ashtu se jashtë fushave të paqëndrueshme, si industria ushqimore edhe ajo energjitike, shitjet u rritën edhe me tepër, me 0.5%

Disa ekonomistë po thonë se ulja e çmimit të energjisë, shtimi i vlerës së shtëpive dhe fuqizimi i tregut, po i inkurajojnë blerësit. Ekspertët i ndjekin me kujdes shitjete me pakicë, për arsye se ato përbëjnë për më tepër se dy të tretat e aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat tregojnë se amerikanët janë duke shpenzuar më tepër për veshje dhe nëpër restorante, një shenjë se sezoni i shitjeve gjatë fetstave do të jetë e fuqishme. Nëntori dhe dhjetori janë muaj të rëndësishëm për shitjet me pakicë, sepse në këtë periudhë shumica e amerikanëve shpenzojnë para për dhurata dhe për festime.

XS
SM
MD
LG