Lidhje

Ekonomia dhe festat e fundvitit


Të dhënat e reja tregojnë se këtë vit kompanitë e shitjeve me pakicë në Shtetet e Bashkuara mund të kenë një sezon të fortë shitjesh gjatë festave të fundvitit.

Dyqane amerikane zakonisht shohin një rritje të aktivitetit në nëntor dhe dhjetor, në kohën kur familjet përgatiten për festat fetare dhe patriotike në të cilat familjet shkëmbejnë dhurata. Niveli i shitjeve në festat e fundvitit shpesh përcakton dallimin mes fitimit dhe humbjes për shumë dyqane.

Një studim i ri i kompanisë Accenture thotë se rritja e optimizmit rreth financave personale dhe sigurisë së vendeve të punës do të thotë se një e katërta e konsumatorëve këtë vit ka në plan të shpenzojë më shumë për dhurata gjatë festave të fundvitit. Accenture gjithashtu parashikon se do të ketë një rritje të blerjeve në internet, veçanërisht për pajisje si telefonat celularë.

Një tjetër prirje është blerja e dhuratave në formë të kartave me para, të cilat u mundësojnë individëve të përdorin paratë në kartë për të blerë atë që duan në dyqan.

XS
SM
MD
LG