E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Banka Botërore kërkon qëndrueshmëri fiskale

Banka Botërore vlerëson se vitet e fundit kanë qenë të vështira për Shqipërinë edhe për shkak të mjedisit të vështirë ekonomik botëror.

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli

Banka Botërore u bëri thirrje autoriteteve shtetërore shqiptare që të punojnë me këmbëngulje për të rikthyer qëndrueshmërinë fiskale, në mënyrë që të sigurohet një rritje e qëndrueshme e ekonomisë. Sipas komenteve të fundit nga Banka Botërore, kriza e fortë e eurozonës e ka bërë akoma më të vështirë rritjen ekonomike për vende si Shqipëria dhe u sjellë atyre zhbalancime fiskale, të cilat duhen trajtuar në një kohë sa më të shkurtër për t’u rikthyer tek rritja e shpejtë ekonomike.

 

Banka Botërore sapo ka emëruar një drejtoreshë të re për Europën Juglindore, zonjën Ellen Goldstein, e cila zhvilloi një vizitë katërditore në Shqipëri dhe një seri takimesh me drejtuesit e qeverisë dhe ekonomisë, me të cilët bisedoi mbi problemet kryesore, që qëndrojnë sfiduese përpara gjatë këtij viti.

 

Sipas të dhënave nga këto takime, zyrtarët kanë shpjeguar angazhimin e tyre për te pakësuar borxhet publike dhe zgjidhjen e zhbalancimit fiskal. Drejtoresha e re i nxiti qeveritarët shqiptarë që të zgjidhin vështirësitë teknike dhe financiare në sektorin energjitik,  dhe së bashku do të ndjekin reforma strukturore në ekonomi dhe energjitikë,  dhe në menaxhimin e burimeve ujore. Të gjitha këto tema janë pikat kryesore të një programi të ri bashkëpunimi të cilat synojnë përmirësimin e klimës së investimeve, përmirësimin e situatës fiskale, rritjen e qëndrueshme të Shqipërisë, në mënyrë që tregjeve botërore dhe investuesve të huaj t’u jepen mesazhe tërheqëse për bashkëpunim. 

 

Banka Botërore vlerëson se vitet e fundit kanë qenë të vështira për Shqipërinë edhe për shkak të mjedisit të vështirë ekonomik botëror, megjithatë ekonomia e saj ka përjetuar një rritje ndër më të shpejtat në gjithë Europën, duke e shndërruar atë në një vend modern europian, nga pikëpamja ekonomike dhe sociale.

 

Megjithë kërkesat e përsëritura të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për të ulur nivelin e deficitit dhe borxhit publik,  qeveria hoqi në parlament kufirin e borxhit prej 60 për qind, dhe ai menjëherë kapërceu në mbi 62,5 për qind dhe është njoftuar një rritje e mëtejshme e tij. Kjo çështje ka zënë vend kryesor edhe në fushatën e radhës për zgjedhjet e përgjithshme të kësaj vere. Qeveria thotë se ka marrë borxhe për të kryer investime publike që të nxitin ekonominë, ndërsa opozita e sheh me shqetësim nivelin e lartë të borxhit, i cili sipas saj, do të rëndojë në shumë breza për t’u shlyer dhe mund të kompromentojë rritjen e mëtejshme ekonomike.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Video Intervistë me Z. Gjekë Gjonlekaj

Ish gazetari i Zërit të Amerikës kujton punën e redaksisë për disa nga transformimet më të rëndësishme politike dhe shoqërore
Më tepër

Sindikatat protestojnë në Romë

Mijëra punëtorë protestuan sot kundër qeverisë së re italiane, duke bërë thirrje për reforma urgjente të ligjeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive