Lidhje

Emigrantët nga Afrika


Rreth 800 emigrantë të shpëtuar ndërkohë që po përpiqeshin të kalonin Mesdheun me varka, janë transportuar drejt portit të Siçilisë, Palermo.

Shumica e emigrantëve, kryesisht nga Sudani, Eritrea dhe Siria, u sollën sot në port nga anija norvegjeze “Siem Pilot”, e cila është pjesë e operacioneve të shpëtimit në Mesdhe të Bashkimit Evropian.

Disa gra dhe fëmijë gjendeshin ndërmjet emigrantëve, të cilëve iu dhanë qese me ushqime dhe lëngje, ndërkohë që u vendosën në radhë në port për t’u identifikuar dhe për t’u inspektuar nga ana shëndetësore.

Një grup tjetër u soll në qytetin juglindor të Siçilisë, Pozzallo, me anijen patrulluese irlandeze, “Le Niamh”.

Vetëm pak ditë më parë u njoftua se rreth 40 emigrantë afrikanë humbën jetën në det pasi gomonia e tyre u mbyt pranë bregut të Libisë.

Sipas agjensisë së OKB-së për refugjatët, UNHCR, të gjitha viktimat ishin nga vende nënsahariane, si Senegali, Mali dhe Benin.

Sipas Organizatës Ndërkombëtar për Migracionin, mbi 1900 emigrantë kanë vdekur këtë vit gjatë udhëtimit të rrezikshëm përmes Mesdheut, ndërkohë që rreth 150 mijë kanë mbërritur në Evropë.

XS
SM
MD
LG