Lidhje

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit


Këngëtarja daneze Emmelie de Forest u kurorëzua fituesja më e re e festivalit vjetor të Eurovisionit, me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.

De Forest ishte favorite për të fituar garën e ndjekur nga mbi 100 milion shikues, megjithëse konkurrentë të forte ishin edhe këngëtarja nga Uelsi Bonnie Tyler dhe një numër artistësh të shquar evropian.

De Forest pason fituesen e vitit të kaluar, këngëtaren suedeze Loreen. Kjo është fitorja e parë për Danimarkën në Eurovision që nga viti 2000.
XS
SM
MD
LG