E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Eliot Engel uron Shqipërinë me rastin e pavarësisë

x
Madhësia e gërmave - +
Me përshëndetjen tradicionale shqip, Gëzuar, mbylli fjalën e tij me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Kongresin amerikan, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engel, mbështetës i fortë për vite me radhë i çështjeve shiqiptare.

http://www.youtube.com/watch?v=9R3qvi6Hbr8&feature=youtu.be
        
Zoti Englel tha se që nga dita e shpalljes së pavarësisë nga perandoria otomane 100 vjet më parë, sot Shqipëria është një demokraci në  lulëzim, është anëtare e NATO-s, dhe po të kihet parasysh fakti se për rreth gjysmë shekulli Shqipëria ishte diktatura më brutale në gjithë botën, ku populli shqiptar ishte nën propagandën më intensive antiamerikane, populli shqiptar nuk e besoi kurrë atë.
        
Nga eksperienca ime me çështjet shqiptare, theksoi kongresisti Engel, dua t’ju them se asnjë popull në botë nuk është më pro amerikan se populli shqiptar, qoftë në Shqipëri, Kosovë, në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Flamur Collaku nga: Tirane, Shqiperi
29.11.2012 23:07
Z. Eliot Engel eshte mik i madh i shqiptareve dhe u ndje mosprezenca ne Vlore e Tirane. Eshte e vertete se ne jemi pro amerikan nenkuptimi eshte se duam demokracine. Kishte miq amerikan qe edhe ne qe i takonim per here te pare na dukeshin si te nje gjaku. Ishte dhe i madhi Rajerson. Ne i urojme shendet z.Engel.


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
29.11.2012 16:57
Englel eshte mik i shqiptareve. Ne duhet te lexojme mesazhet e tij dhe te politikaneve amerikan si kontribute me vlere per zhvillimin dhe te ardhmen e vendit tone. Mirenjohje per te gjithe diplomatet dhe dashamiresit qe kane ndihmuar ne demokratizimin e vendit tone


nga: Anonim
29.11.2012 09:01
Faliminderit shume miku i shqipetareve Kongresisti Z Engel per festen e Pavaresise te Shqiperise.Sot festojme se kemi aritur tri fitore te rendesishme ne historine shekullore.largimi nga Perandoria Otomane e cila ishte kancer ne indentitetin tone kombetar duke na sjelle mohim te gjuhes shqipe na konvertoj me force nga krishter ne musliman dhe na la te prapambetur nga ekonomike se dyti largimi nga komunizmi nga kjo murtaje sllaviste qe nuk e kishim vendin me keta barbare sllaviste dhe se treti shkuan ne origjine me Perendimim ne Evrope dhe Amerike.kjo eshte origjina jone ne kulture dhe dije dhe me indentitetin e te pareve tone..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive