E shtunë, 30 maj, 2015

Lajme / Ballkani

CEZ-it i hiqet licenca në Shqipëri

ERE emëron administratorin publik. Kjo detyrë i besohet Sait Dollapit, ish drejtor i shoqërisë së shpërndarjes së energjisë

mero cezmero cez
x
mero cez
mero cez
Në Shqipëri Enti rregullator i Energjisë, Ere vendosi sot heqjen e licencës për grupin cek CEZ, i cili në 2009 bleu për 102 milion euro 76 përqind të aksioneve të shoqërisë shqiptare të shpërndarjes së energjisë. Po sot Ere, emëroi zotin Sait Dollapi në detyrën e administratorit të shoqërisë. Zoti Dollapi ka qenë drejtor i operatorit të sistemit të shpërndarjes, deri në momentin e privatizimit nga cekët.

Heqja e licencës ishte paralajmëruar prej kohësh. Grupi cek ishte kritikuar hapur për një keqadministrim të shoqërisë, parametrat financiar dhe teknik të së cilës u përkeqësuan ndjeshëm vitin e fundit, përtej nivelit që ato ishin në momentin e blerjes nga CEZ. Enti rregullator, në raportin e tij, renditi që seri shkeljesh të detyrimeve kontraktore, që nga mosrealizimi i importeve të energjisë për të mbuluar humbjet, deri te mos reduktimi i këtyre humbjeve, mor kryerja e investimeve të parashikuara, mosmbulimi i plotë i të gjithë klientëve me matëse të energjisë apo dhe mosshlyerja e detyrimeve financiare ndaj operatorit të sistemit të Transmetimit.

Konflikti mes Cez dhe autoriteteve shqiptare është thelluar që prej disa muajsh. Ndërkohë që kishin nisur procedurat për heqjen e licencës, cekët nxorrën në shitje aksionet e tyre në shoqërinë e shpërndarjes së energjisë, duke fajësuar për gjendjen e krijuar vendimet e autoriteteve shqiptare për tarifat e energjisë apo dhe veprime të paligjshme që sipas tyre janë kryer në kurriz të kompanisë. Heqja e licencës shënon fundin e aktivitetit të Cez-it në Shqipëri, por jo mbylljen e të gjithë kapitullit. Mes palëve pritet të ketë një luftë në vazhdim me histori të gjata gjyqesh dhe në Arbitrazhin ndërkombëtar, e për këtë ato janë përgatitur duke pajtuar firma të njohura konsulente në fushën e energjisë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Gramozi
23.01.2013 13:30
CEZ dhe i gjithe sistemi energjitik ishte nje piramide e krijuar nga Qeveria Berisha..CEZ do te fitoje gjyqin ne Arbitrazhin Nderkombetar kete vlere qe do te caktoje Arbitrazhi Nderkombetar ta paguaje Berisha dhe ministrat e tij dhe jo taksapaguesit shqipetare.koha per veprim ,,VEPRO TANI,,


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
21.01.2013 18:24
U mbyll çeshtja me CEZ, mire apo keq. Kompanite e huaja e fitojne gjyqin ne arbitrazh dhe demi do te jete shume i madh per ne. Kompania daneze nderpreu punimet ne thellimin e portit te Durresit dhe Arbitrazhi detyroi qeverine shqiptare t'i paguante miliona dollare. Albtelecomi zbrasi xhepat e shqiptareve me gjoba dhe shteti heshti. Koncensionet e minierave po marrin jete minatoresh dhe shteti perseri hesht. Qeveria tha "Shqiperia 1 euro", por asnje investitor nuk afrohet. Nuk behet fjale per per blerjet, shitjet, koncensione dhe kontrata te "suksesshme". Prej nje muaji nuk po flitet fare per Albpetrolin. Edhe per kete u tha se ishte tenderim i suksesshem e transparent. Korrupsioni e krimi ka paralizuar te gjitha nervat e shtetit.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

LAJME

Shpërthim eksplozivi në Tiranës

Tritol një godine në ndërtim. Dyshohet për një konflikt pronësie. Dëmtohen disa lokale. Dy persona mbeten të lënduar
Më tepër

SHBA heq Kubën nga lista e vendeve mbështetëse të terrorizmit

Ky ishte një hap i mëtejshëm drejt rifillimit të lidhjeve diplomatike mes dy vendeve pas një ngrirjeje prej pesë dekadash
Më tepër

Gara për bashkinë e Vaut të Dejës

Është një nga 61 bashkitë e reja, ku me 21 qershor do të votohet për kryetarin e saj të ardhshëm
Më tepër

Nasa, fotografia më e madhe

Ajo përbëhet nga 1.5 miliardë piksela dhe kërkon një hapësirë prej 4.3 gigabitësh në disk.
Më tepër

Indi, qindra të vdekur nga të nxehtit

Numri i të vdekurve nga vala e të nxehtit ka shkuar në më shumë se 1 mijë e 800 persona
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Simone Arrigoni of Italy attempts to set an apnea diving record, while being pushed by a dolphin, in Torvaianica near Rome, Italy.
  • Students graduating from the School of Law cheer as they receive their degrees during the 364th Commencement Exercises at Harvard University in Cambridge, Massachusetts, USA.
  • Graduating Air Force Academy cadets assemble in unison for their graduation ceremony for the class of 2015, at the U.S. Air Force Academy, in Colorado Springs, Colorado, USA.
  • U.S. player Serena Williams celebrates after winning her match against Germany's Anna-Lena Friedsam during the women's second round of the Roland Garros 2015 French Tennis Open in Paris. Williams won the match 5-7, 6-3, 6-3.
  • Sophia Han, 14, of Tianjin, China, thinks how to spell her word "vermicide" during the 2015 Scripps National Spelling Bee in Oxon Hill, Maryland, USA.
  • An Indian policeman uses a baton to disperse a protester during a demonstration in Srinagar. Indian police detained dozens of protesting government employees in Srinagar as they attempted to reach the civil secretariat, which houses the office of Kashmir's chief minister and his colleagues, to demand their long pending arrears and a regularization of temporary jobs, according to protesters.
  • Students take cover as a jet of water is released from a riot police water cannon during a demonstration to demand changes in the education system in Santiago, Chile.
  • New Orleans Saints safety Pierre Warren hits a pylon during an NFL football organized team activity in Metairie, Louisana, USA..
  • Damaged jet fighter of type Eurofighter is transported on the platform of a truck on German highway 9 near Plech, southern Germany.
  • A Navajo man on a horse poses in front of the Merrick Butte in Monument Valley Navajo Tribal Park, Utah, USA.
  • French bullfighter Sebastian Castella is carried on the shoulders and greeted by supporters as he leaves the bullring after an extraordinary performance during a bullfight of the San Isidro fair Madrid, Spain, May 27, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.