E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Evropë

Qeveria e Bullgarisë jep dorëheqjen

x
Madhësia e gërmave - +
Qeveria e Bullgarisë dha dorëheqjen dje pas protestave me dhunë për shkak të ngritjes së madhe të çmimeve të energjisë si rezulatat i menaxhimit nga kompani të huaja. Ligjvënësit pritet të votojnë sot për dorëheqjen e qeverisë. Kabineri qeveritar i vendit më të varfër të Bashkimit Evropian, dha dorëheqjen në kuadrin e një debati më të gjerë në Evropë rreth kërkesave të BE-së për privatizimin e shërbimeve komunale në vendet anëtare. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Stefan Bos, na sjell hollësi nga Budapesti.
 
Qeveria e Kryeministrit Boiko Borisov dha dorëheqjen nën presionin e dhjtra mijëra protestuesve bullgarë në këtë vend me një popullatë prej 7 milionë banorë.
 
Demonstruesit thërrisin “Mafia!” për të shprehur zëmërimin e tyre pas ngritjes së çmimeve të energjisë me 13 cent, në një vend ku rroga mesatare muajore është 480 dollarë.
 
Një demostatë në Sofie u shndërrua në veprime dhune të martën, kur protestuesit u përleshën me policinë kundër trazirave, duke lënë rreth 15 të plagosur.
 
Dhuna e tronditi zotin Borisov, i cili e filloi karierën e tij si roja e ish udhëheqësit komunist, Todor Zhivkov. 
 
Ish roja që u bë kryeministër itha parlamentit se administrata e tij jepte dorëheqjen sepse nuk donte të ushtronte pushtetin me forcë.
  
Zoti Borisov tha se partia e tij e djathtë GERB erdhi në pushtet në vitin 2009 me vullnetin e popullit. Ai tha se qeveria e tij “ka bërë ç’është e mundur për të plotësuar kërkesat e protestuesve, por pranoi se nuk mund të bënte asgjë më tepër për t’i ndihmuar ata. Kryeministri tha gjithashtu “se pushtetin na i dha populli dhe sot ne ia kthejmë përsëri atij”, pasi shteti “ka nevojë për një udhëheqje me një besueshmëri të re”.
 
Veprimi i zotit Borisov pritet të çojë në zgjedhje të parakohëshme në prill ose maj. Ai lë pas pasiguri lidhur me investimet e huaja në vend. Para se të jepte dorëheqjen, ai jo vetëm që pushoi ministrin e Financave, por uli edhe çmimet e energjisë së kompanive të huaja, gjë që rrezikoi ngjalljen e mosmarrëveshjeve  diplomatike me Republikën Çeke.  
 
Në Pragë, kryeministri i Republikës Çeke, Petr Nekas, tha se vendimi binte në konflikt me normat e Bashkimit Evropian dhe akuzoi Bullgarinë se po “politizonte” sektorin e energjisë, duke kërcënuar t’i revokonte liçencën një kompanie të madhe çeke. Gjoba u ishin vënë gjithashtu edhe një tjetër kompanie çeke dhe një shpërndarësi austriak të energjisë.
 
Politika e çmimeve të energjisë në Bullgari e ka shqetësuar Komisionin Evropian, trupin ekzekutiv të Bashkimit Evropian, tha zëdhënësja Marlene Holzner.
  
“Në se ka një treg që funksionon, atje ke çmimet më të mira të mundëshme. Kjo do të thotë se ngritja e çmimeve që është parashikuar nga shumë njerëz nuk do të jetë aq e theksuar. Në Bullgari çmimet janë të kontrolluara si për ndërmarrjen e vogla ashtu edhe ato të mesme, po ashtu edhe për përdoruesit. Qendrimi i komisionit është se do të preferonim çmimet e tregut, por gjithmonë ekziston mundësia që për një numër të caktuar njerëzish, për konsumatorët me të ardhura të ulta, të ketë çmime të kontrolluara”.
 
Ky zhvillim vjen mes shqetësimeve lidhur me direktivat e Bashkimit Evropian për hapjen e shërbimeve publike për investitorët e huaj, nga sektori i energjisë tek furnizimi me ujë.
 
Ka patur protesta kundër këtyre politikave në disa vende, përfshirë Portugalinë dhe Greqinë, ku Bashkimi Evropian ka kërkuar privatizimn e furnizimit me ujë në shkëmbim për miliarda dollarë në formën e paketave të shpërtimit për ekonomitë me probleme.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
21.02.2013 16:20
jane disa arsyet qe kane shtyre kryeministrin bullgar te marre kete vendim. Se pari Borisov tregon qe ka kulture demokratike dhe largpamesi. Se dyti BE ka ndikim te forte ne vendet antare te saj. Se treti, ndoshta me kryesorja, levizjet sindikaliste dhe protestat popullrore jane vendimtare ne percaktimin e fateve te qeverive. Tek ne në Shqiperi nuk ezksiton asnjera. Ndaj jemi ketu, te fundit dhe pa asnje perspektive. Jo se na kane faj te tjeter, po se na pelqen t'i nenshtrohemi çdo qeverie, çdo lloj politike

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Gjykata: Fotot e fundit të Bin Ladenit jo publike

Gjykata tha se CIA ndaloi me të drejtë publikimin e imazheve
Më tepër

SHBA: Taksat dhe konservatorët

Shumë nga grupet konservatore kundërshtojnë një rol më të madh të qeverisë dhe politikat e taksave dhe shpenzimeve të presidentit Barack Obama
Më tepër

Amb. Arvizu: Mosfunksionimi i plotë i KQZ, shqetësim

Këto komente ambasadori amerikan i bëri në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama.
Më tepër

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Obama: Gjithë vëmendja te operacionet e shpëtimit në Oklahoma

Presidenti Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në Oklahomën e goditur nga tornadoja
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive