Lidhje

BE, Kuba drejt përmirësimit të marrëdhënieve


Kuba dhe Bashkimi Evropian janë pranë mbërritjes së një marrëveshjeje dypalëshe, që do të përmirësonte marrëdhëniet që kanë qenë të ftohta për dekada me radhë.

Zyrtarët kubanezë dhe të BE-së e bënë njoftimin dje pas dy ditësh bisedime dhe dy vjetësh negociata. Marrëveshja, megjithëse ende jo përfundimtare, do të përfshijë politikën, tregëtinë dhe zhvillimin.

Zëvendës ministri i jashtëm kubanez Abelardo Moreno u tha gazetarëve se marrëveshja mund të jetë gati kur shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini të vizitojnë Havanën më 10-11 mars.

XS
SM
MD
LG