Lidhje

BE dhe zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor


Presidenca italiane e Bashkimit Europian do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë procesit të Zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor. Kjo u deklarua sot në Tiranë nga ambasadori i Italisë Massimo Gaiani

Duke paraqitur objektivat e presidencës italiane ambasadori Gaiani tha se politika e zgjerimit është një përparësi strategjike dhe një instrument thelbësor për promovimin e paqes, demokracisë dhe sigurisë në Europë.

Gjatë presidencës së saj deri në fund të vitit, Italia shtoi ambasadori Gaiani “do të ndërmarrë cdo nismë politike e diplomatike për ta mbajtur këtë temë në qendër të axhendës europiane dhe për të ndihmuar vendet kandidate që të përparojnë në rrugën e tyre drejt Europës, ndërsa përmbushin kushtet e kërkuara”.

Për këtë arsye, ndër vizitat e para të ministres së jashtme italiane Federica Mogherini, do të jetë një tur ballkanik në fund të këtij muaji, përfshirë dhe vizitën në Tiranë më 25 korrik. Italia është një ndër mbështetëset kryesore të integrimit europian të Shqipërisë, së cilit ju njoh Statusi kandidat më 27 qershor.

Komisioni europian do të paraqesë në tetor raportin e progresit për Shqipërinë, e cila duhet të përmbushë detyrime të reja për të shpresuar në hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Detyrime të cilat janë përmbledhur në 5 prioritete kyce të identifikuara nga Brukseli

XS
SM
MD
LG