Lidhje

Gjykata: BE të heqë Hamasin nga lista e grupeve terroriste


Një gjykatë evropiane mori vendimin që grupi militant palestinez Hamas duhet hequr nga lista e Bashkimit Evropian me grupet terroriste.

Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian vendosi sot se BE-ja e përfshiu në mënyrë të papërshtatshme Hamasin mes grupeve terroriste, bazuar tek informacionet e marra nga mediat dhe Interneti.

Një masë e BE-së e vitit 2001, po ashtu shtoi 12 grupe të tjera dhe 29 individë në listë, por u shoqërua me sqarimin se ato mund të cilësoheshin terroristë bazuar në “akte të shqyrtuara dhe të konfirmuara në vendimet e autoriteteve kompetente”.

Vendimi i sotëm i BE-së është i hapur për apelim.

Gjykata tha se ngrirja e pasurive që shoqëroi vendosjen e Hamasit në listën e terrorizmit do të mbetet në fuqi për tre muaj, ose deri sa procesit të apelit t’i kalojë afati.

Gjykata po ashtu theksoi përmes një deklarate se vendimi i sotëm ishte procedurial dhe se ai “nuk përfshin ndonjë vlerësim të pavarur” lidhur me çështjen në se Hamasi kryen veprime që përcaktojnë një grup terrorist.

XS
SM
MD
LG