Lidhje

BE nis një operacion të ri në Mesdhe


Bashkimi Evropian nisi sot një operacion të ri në Mesdheun jugor, për të interceptuar anijet që trafikojnë njerëz drejt Evropës.

Mjetet detare që marrin pjesë në "Operacionin Sophia" kanë leje të kontrollojnë dhe kërkojnë në bordin e anijeve si dhe të konfiskojnë ato që trafikojnë njerëz.

Në të kaluarën, BE-ja është përqendruar në operacionet e kërkim-shpëtimit në det, por me vërshimin gjatë këtij viti të emigrantëve nga Siria, Iraku, dhe vende të tjera, mijëra njerëz kanë gjetur vdekjen në përpjekje për të për të arritur në brigjet evropiane.

Më shumë se 130 mijë emigrantë kanë kaluar në Evropë nga brigjet e Afrikës Veriore gjatë këtij viti. Prej tyre 2,700 besohet se janë mbytur.

XS
SM
MD
LG