Lidhje

Refugjatët, protestë në kufirin Greqi-Maqedoni


Imigrantë dhe refugjatë irakianë dhe sirianë organizuan sot një protestë paqësore në kufirin e Greqisë me Maqedoninë, duke u bërë thirrje autoriteteve që të hapin kufijtë dhe t’i lejojnë të hyjnë për të kaluar më pas në Evropë.

Rreth 150 vetë demonstruan pranë gardhit, duke thirrur “Hapni kufirin”.

Më herët të shtunën, 300 refughatë dhe imigrantë mbajtën një protestë të ngjashme.

Një irakian paralajmëroi se zhgënjimi që ndjenin refugjatët dhe imigrantët mund të shpërthente, pasi shumë prej tyre nuk kishin as çadra as ushqim.

Mijëra vetë janë bllokuar në Greqi pasi vendet përgjatë rrugës së Ballkanit që ndjekin refugjatët për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian, ndërmorën një vendim të njëanshëm dje për të mbyllur kufijtë dhe për të lejuar vetëm një numër të vogël refugjatësh të kapërcenin kufirin.

XS
SM
MD
LG