Lidhje

Ekspertët: ende nuk ka një zgjidhje për krizën e refugjatëve


Vendet e Ballkanit janë një rrugë kalimi për mijëra refugjatë, kryesisht sirianë, të cilët largohen nga dhuna për të gjetur një jetë më të mirë në vendet ekonomikisht të përparuara të Bashkimit Evropian. Ekspertët thonë se ende nuk ka një zgjidhje për krizën e refugjatëve, për shkak se Bashkimi Evropian ende nuk ka miratuar një strategji gjithëpërfshirëse. Jane Bojadzievski i Zërit të Amerikës na sjell këto hollësi:

Është një pamje e jetës së përditshme në kufirin maqedonas-serb. Janë dhjetëra mijëra emigrantë të të gjitha moshave, shumë prej tyre të sëmurë ose të dëmtuar. Nevojat e tyre urgjente dihen: strehim, ushqim, kujdes mjekësor.

Shumica janë sirianë.

Evropa duhet të përgjigjet për emigrantët në një mënyrë më kohezive, thotë Michel Gabaudan, president i organizatës Refugees International:

"Kufijtë evropianë duhet të mbeten të hapur për njerëzit që kërkojnë mbrojtje. E di se ka prej tyre që nuk janë refugjatë dhe ata duhet të mos pranohen. Por le të mos harrojmë se shumica vijnë nga Siria, Jordania dhe Afganistani dhe kualifikohen si refugjatë".

Reka Szemerkenyi, ambasadore e Hungarisë në Uashington, thotë se problemi kryesor janë trafikantët të cilët po nxjerrin fitime nga vuajtjet njerëzore. Hungaria ishte anëtarja e parë e BE-së që shtoi masat e sigurisë kufitare dhe u akuzua për trajtimin e ashpër të refugjatëve. Por zonja Szemerkenyi thotë se qeveria e saj ka përgjegjësi për të mbrojtur kufirin e përbashkët evropian:

"Në të njëjtën kohë, ne e kuptojmë se ato vende që kanë marrë pjesën më të madhe të barrës, Libani, Jordania dhe Turqia - ku numri më i madh i refugjatëve janë nëpër kampe, ato vende duhen ndihmuar, që të mund të mbështesin njerëzit që ndodhen atje."

Profesori i Universitetit Johns Hopkins Daniel Serwer thotë se mënyra më e mirë për ta trajtuar krizën e refugjatëve është të ndalet rrjedhja e njerëzve nga Siria dhe Afganistani. Por ai pranon se nuk ka zgjidhje të shpejtë:

"Refugjatët e kanë gjetur rrugën për të shkuar në ato vende që janë të gatshme t'i pranojnë ata. Për fat të mirë, Europa ka nevojë për një pjesë prej këtyre të rinjve, që janë të arsimuar. Unë mendoj se Evropës i duhet të mësohet me atë që Amerika bëri shumë kohë më parë: ta pranojë emigracionin dhe të mos i rezistojë atij.”

Shumë vende evropiane përballen me plakjen dhe me pakësimin e popullatës. Christian Odendahl i Qendrës për Reforma Evropiane, thotë se emigrantët mund të ndihmojnë për të zbutur ikjen e të rinjve të kualifikuar nga Ballkani dhe Evropa:

"Kriza e refugjatëve, sigurisht, përbën një sfidë, por edhe mund ta ndihmojë Evropën - ose pjesë të Evropës – të zgjidhë problemet e saj demografike. Kjo varet nga shkalla në të cilën evropianët do të jenë në gjendje të integrojnë emigrantët, veçanërisht në tregjet e punës."

Gjermania pret që të pranojë deri në një milion azilkërkues vetëm gjatë këtij viti.

Shtatë vendet kryesore të botës së industrializuar, së bashku me shtetet e Gjirit, janë zotuar të japin1.8 miliard dollarë për krizën e emigrantëve.

Por për shumë emigrantë që lëvizin nëpër Ballkan drejt Europës jeta nuk do të jetë aspak e lehtë.

((INTRO))

[[The Balkan countries are a transit route for thousands of refugees, mostly Syrians, who are fleeing violence and trying to find a better life in the economically advanced countries of the European Union. Experts say there is still no solution for the refugee crisis because the European Union has yet to adopt a comprehensive strategy to deal with the influx of hundreds of thousands of refugees. VOA's Jane Bojadzievski ((YAH-ne boy-ad-JIEF-ski)) has more.]]

((NARRATOR))

This is a picture of daily life at the Macedonian-Serbian border. Tens of thousands of migrants of all ages have arrived, many are ill or injured. Their immediate needs are clear: shelter, food, medical care.

Most are Syrians.

Europe must respond to the migrants in a more cohesive way, says Michel Gabaudan, president of Refugees International.

((MICHEL GABAUDAN, REFUGEES INTERNATIONAL (in English) ))

“European borders must remain open to people who seek protection. I know that in the movement, there are people who are not refugees and they need to be screened out. But let’s not forget that the majority of them do come from Syria, Jordan and Afghanistan and do qualify for ((the status of)) refugees.”

((NARRATOR))

Reka Szemerkenyi, Hungary’s ambassador to the U.S., says the main problems are traffickers who are making money on human suffering. Hungary was the first EU member to increase border security measures and was accused of treating the refugees harshly. But Szemerkenyi says his government has a responsibility to protect the common European border.

((REKA SZEMERKENYI, HUNGARIAN AMBASSADOR TO U.S. (in English) ))

“ At the same time, we understand that those countries that have taken the largest part of the burden, Lebanon, Jordan and Turkey – where the largest number of refugees are in the camps - we have to provide for them and we have to help them to be able to support those people who are there.”

((NARRATOR))

Johns Hopkins University professor Daniel Serwer says the best way to deal with the refugee crisis is to stop the flow of people out of Syria and Afghanistan. But he acknowledges there is no quick solution.

((DANIEL SERWER, JOHNS HOPKINS SCHOOL OF ADVANCED INT'L STUDIES (in English) ))

“The refugees have found the path, and that path is maybe close to here or there, but one way or another they will find their way to those countries that are willing to accept them. Fortunately, Europe needs some of these young, educated workers. I think Europe just has to get used to doing something that America used to do a long time ago, which is accepting immigration, not resisting it.”

((NARRATOR))

Many European countries face aging, declining populations. Like Serwer, Christian Odendahl of the Center for European Reform, says the migrants could help ease the “brain drain” of young professionals from the Balkans and Europe.

((CHRISTIAN ODENDAHL, CENTER FOR EUROPEAN REFORM (in English) ))

“The refugee crisis, of course, poses a challenge, but also it has the potential to help Europe – or parts of Europe – solve their demographic problems. It depends on the extent to which Europeans will be able to integrate migrants, particularly into the labor markets.”

((NARRATOR))

Germany expects up to one million asylum-seekers this year alone.

And the world's seven leading industrialized countries ((G7)), along with the Gulf states, have pledged $1.8 billion to help with the migrant crisis.

But life at the border crossing for many migrants moving across the Balkans toward Europe is still anything but easy. ((Jane Bojadziewski, VOA News))

XS
SM
MD
LG