Lidhje

BE kritikon planin austriak


Zyrtari më i lartë i Bashkimit Evropian për imigracionin tha se një plan austriak për të kufizuar numrin e përditshëm të azil-kërkuesve, është i paligjshëm.

Në një letër drejtuar qeverisë austriake sot, Dimitris Avramopoulos tha se Austria ka një detyrim ligjor që të pranojë çdo kërkesë për azil që paraqitet në territorin ose në kufirin e saj.

Zoti Avramopoulos tha se vendosja e një kufizimi për azil-kërkuesit bie ndesh me Bashkimin Evropian dhe ligjin ndërkombëtar.

Para një takimi të Bashkimit Evropian në Bruksel sot, presidenti i Komisionit Evropian, Jean – Claude Juncker, përsëriti kundërshtimin për kontrollet kombëtare të kufijve dhe kritikoi vendimin e Austrisë për të vendosur pikëkalime të reja kufitare dhe një numër të caktuar për imigrantët dhe refugjatët.

Ministrja e brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner njoftoi dje për një numër deri në 80 kërkesa për azil në ditë në pikëkalimet kufitare me Slloveninë, në Jug të vendit dhe se sapo të arrihej ky numër, postblloqet do të mbylleshin përkohësisht për imigrantët.

XS
SM
MD
LG