Lidhje

Britania dhe Franca, thirrje për frenimin e imigrantëve


Britania dhe Franca thanë sot se është “përparësi kryesore” për ta që të bllokojnë valën masive të mijëra imigrantëve që duan të arrijnë në Angli përmes Eurotunelit.

Në një deklaratë të përbashkët botuar në gazetat britanike dhe franceze, Sekretarja e Brendshme Britanike Theresa May dhe homologu i saj francez Bernard Cazeneuve, u bëri thirrje vendeve të tjera të Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojnë me frenimin e refugjatëve nga Afrika në Evropë.

“Rrugët tona nuk janë të shtruara me flori”, shprehen ata.

Dy zyrtarët thanë se mijëra imigrantë që janë përpjekur të kalojnë hnga Calais e Francës në trena ose kamionë në Britani javët e fundit, kanë arritur atje duke zbritur më parë në Itali ose Greqi me varka përmes Mesdheut nga Afrika.

May dhe Cazaneuve thanë se kriza nuk duhet të trajtohet duke lehtësuar politikat e imigracionit por duke “ulur numrin e imigrantëve që shkojnë nga Afrika në Evropë”.

Të paktën 10 imigrantë kanë vdekur në përpjekje për të përshkuar tunelin nga Franca në Britani.

XS
SM
MD
LG