E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Ndahet nga jeta Fadil Sulejmani

x
Madhësia e gërmave - +
Fadil Sulejmani, themelues dhe rektor i parë i Universitetit të Tetovës, është ndarë nga jeta. Ai ishte 73 vjeç dhe vuante nga kanceri.

Zoti Sulejmani njihet për guximin për të themeluar së bashku me kolegë të tij, universitetin e parë në gjuhën shqipe në Maqedoni, në vitin 1994; një institucion ky që u njoh nga qeveria maqedonase vetëm pas dhjetë vjetësh.

Për shkak të veprimtarisë së tij në këtë institucion arsimor, në kohën kur autoritetet e quanin të paligjshëm, ai u dënua dhe qëndroi për një vit burg.

Profesor Fadil Sulejmani më parë ka punuar në Universitetin e Prishtinës. Ai është autor i një sërë artikujsh dhe punimesh shkencore në fushën e gjuhësisë. Zoti Sulejmani për një kohë ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë.

Varrimi i tij u bë sot pasdite në Tetovë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Isuf Bytyçi nga: Munih
16.02.2013 18:37
Me keqardhje e lexova lajmin per vdekjen e profesorit, rektorit e gjuhtarit te mirefilte, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit. I shpreh ngushellimet me te perzemerta familjes se tij, miqve te tij edhe dashamireve te Gjuhes shqipe e Bashkimit Kombetar Shqiptar, per figuren e ndritur te profesorit te nderuar. Ndjese paste e i qofte i lehte dheu i Shqiperise se Bashkuar.


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
11.02.2013 21:41
Respekt e mirenjohje per prof.Fadil Sulejmani. Kontributi ne themelimin e Universitetit te Tetos eshte nderi dhe lavdia me e madhe qe ai dhe koleget e tij i kane bere emrit te tyre ne sherbim te kombit. Shpresoj qe ky universitet te kete te tjera njerez te nderuar si Sulejmani per ta çuar me dej dijen e shkencen ne trevat shqiptare te Maqedonise.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë të cilët ndodheshin brenda në shkolle, kur tornado goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive