Lidhje

Protesta para dyqaneve në Ferguson


Protestuesit në periferi të Sent Louisit, në shtetin Misuri, i kanë zhvendosur në supermerkatot e mëdha demonstratat kundër vendimit të një jurie për të mos ngritur padi ndaj një oficeri të bardhë të policisë për vrasjen e një të riu paarmatosur zezak.

Dhjetëra njerëz, u grumbulluan në dyqanet Walmart me thirrjet "Duart lart, mos qëllo", ndërkohë që policia vëzhgonte veprimet e tyre.

E premtja pas Ditës së Falenderimeve është dita e parë tradicionale e blerjeve për Krishtlindjet dhe tërheq konsumatorë të shumtë me oferta speciale.

Tensionet në Ferguson ku ndodhi vrasja e të riut, duket se u zbutën dje pas dy netësh dhune dhe grabitjesh.

XS
SM
MD
LG